SYRI TV/ Pezullimi i fondeve të Bujqësisë, Konfindustria: Të merren masa ndëshkimore për përgjegjësit

13:58, 26/07/2023
A+ Aa A-

Pas skandalit  të ndërprerjes të fondeve Ipard nga BE në bujqësi për shkak të skandalit, Konfindustria kërkoi  të merren masa ndëshkuese për instancat  qeverisëse përgjegjëse.  Në një deklaratë për mediat Konfindustria hedh dyshine se  pezullin i fondeve mund të jetë masë ndëshkimore ndaj qecersuë  për legalizimin  kanabisit pa marrë parasysh rekomandimet e BE, ndërsa theksoi se paralajmërim negativ  mund të ketë edhe për çeljen e negociatave me Unionin.

SYRI TV

Konfederata e Industrisë Shqiptare reagoi lidhur me skandalin e ndërprejes së fondeve IPARD në bujqësi nga BE për shkak të korrupsionit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, konfinduatria kërkon marrjen e masave  ndëshkuese të jazhtëzakonshme në të gjitha nivelet qeverisëse, përgjegjëse për pezullimin e fondeve. Sipas  Kondfindutrisë ky skandal është një nga provat më të rëndësishme për tu treguar qytetarëve shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë, shkallën e efektivitetit të reformës në drejtësi. Ndërkohë Konfindustria hedh dyshime se kjo mund të jetë edhe masë ndëshkimore ndaj qeverisë e cila miratoi legalizimin  e kanabisit  pa marrë parasysh rekomandimet e BE.

Konfindustria vlerëson, se përveç arsyeve të bëra publike nga Komisioni i BE për ndërprerjen e pagesave për IPARD2 në vazhdim si dhe pezullimit të mbi 110 milion euro financime të IPARD3, vendimi mund të jetë dhe ndëshkim për ekzekutivin shqiptar lidhur me miratimin e ligjit të lejimit të prodhimit të kanabisit. Vendimi i ndërprerjes së financimeve të BE për programin IPARD u shpall vetëm disa ditë para se Kuvendi i Shqipërisë të miratonte ligjin e shumë kundërshtuar të prodhimit të kanabisit mjekësor. Në këtë rast Shqipëria mund të ketë marrë dhe paralajmërim të qartë negativ për vazhdimin e negociatave të antarësimit në BE.

Me tej Konfinsutria shprehet se ndërprerja e financimeve dhuratë të BE në bujqësi, agroindustri dhe agroturizëm do të ketë pasoja të menjëhershme në ekonomi dhe në imazhin e vendit në Union.

Konfindustria vlerëson, se skandali i korrupsionit dhe keqmenaxhimit të agjensive qeveritare të financimeve prej qindra milionë euro dhuratë nga BE rrënon imazhin e vendit, prek themelet e demokracisë dhe është me pasoja të rënda për biznesin, fermerët, prodhimin vendor dhe ekonominë kombëtare në afatgjatë.

Pak ditë më parë, nga Brukseli u konfirmua lajmi për ndërprejen e fondeve Ipard  të BE në Bujqësi për shkak të korrupsioni, çka shkaktoi reagime të forta në rradhën e opozitës, ekspertëve dhe opinionit publik. Ndërkohë ministrja e bujqësisë Frida Krifca u përpoq ta relativizojë skandalin, ndërsa është shprehur se programi është ende në funksion dhe është pezulluar vetëm pagesa e radhës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco