Veliaj nis ndërtimin në truallin e Teatrit, Kalaja denoncon: Bashkisë i janë transferuar 3300 m2 pronë

13:01, 26/07/2023
A+ Aa A-

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk e ka ndalur betejën ligjore për rikthimin e Teatrit Kombëtar "aty ku ishte dhe ashtu siç ishte". Avokatja e çështjes, aktivistja Adriana Kalaja bëri një deklaratë sot në vazhdën e seancave gjyqësore që vazhdojnë kundër atyre që e shembën paligjshmërisht godinën, ku ndër të tjera ka denoncuar transferimin tek bashkia të pronave të ish-Dekorit me vendim qeverie:

“Rifillimi i punimeve nga kryetari i bashksië, Erion Veliaj, është  në kundërshtim jo vetëm me disponimet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka detyruar kryetarin  e bashkisë Tiranë të kthejë pronën e Teatrit Kombëtar siç ka qënë një ditë para vendimit të transferimit të pronës nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë.

Hetimet e SPAK vazhdojnë për çështjen e mënyrës se si u shemb Teatri Kombëtar dhe e fundit, për sa kohë ne, SPAK-ut i kemi vënë në dijeni shkresën e Gjykatës së Strasburgut që çështja jonë është pranuar në Gjykatën e Strasburgut për një proces të parregullt ligjor, që ka të bëjë me mosekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Këtu po ju paraqesim hartën e Teatrit Kombëtar në momentin që është shpallur antikushtetues dhe ky vendim i Gjykatës Kushtetuese është ekzekutuar pjesërisht nga Kadastra e Tiranës. 

Nga muaji shkurt 20023, janë nxjerrë 3 Vendime të Këshillit të Ministrave, dy prona që ne i kemi identifikuar dhe njohur si prona të Dekorit, nuk kanë qenë në pronësi të bashkisë Tiranë, por me këtë VKM të firmosur nga znj. Belinda Balluku kanë kaluar në pronësi të bashkisë Tiranë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco