SYRI TV/ Sali Berisha takim me Ilir Metën: Protesta dhe denoncime!

14:37, 25/07/2023
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha ka pritur në një takim që zgjati për mbi 60 minuta kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta, ku në fokus të diskutimeve ka qenë aksioni opozitar. Pas takimit, ish-presidenti deklaroi se opozita do të jetë e bashkuar në luftën kundër korrupsionit e fokusi do të jetë tek përshkallëzimi i dennconcimeve dhe rruga e protestave për të larguar këtë qeveri.

SYRI TV

Lideri i opozitës Sali Berisha dhe kreytari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u takuan këtë të martë në selinë e Partisë Demokratike. Fokusi i takimit që zgjati rreth 1 orë, ishte përshkallëzimi i aksionit opozitar. Në një prononcim për mediat pas takimit, Meta deklaroi se opozita do të jetë e bashkuar për të luftuar korrupsionin, ndërsa theksoi se do të ndiqet rruga e protestave, si domosdoshmëri.

I pyetur nga gazetarët lidhur me thirrjen e Petrit Vasilit në SPAK, Meta deklaori se nuk ka asnjë shqetësim për raportin e tij me drejtësinë, ndërsa deklaroi se afera e djegësave është çështja që duhet të shqetësohen shqiptarët, që përgjegjësit të ndëshkohen.

Dhe sipas Metës përgjegjësi kryesor i korrupsionit me inceneratorët, është kreu i qeverisë Edi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco