Degradimi i Lulzim Bashës/ Si ia grabiti vulën edhe Gazment Bardhit

Degradimi i Lulzim Bashës/ Si ia grabiti vulën edhe Gazment Bardhit

09:18, 25/07/2023
A+ Aa A-

Në PD e vulës ka mbetur veç vula, ndaj lufta bëhet për vulën. Sapo ka mësuar se grupi i deputetëve, që i kanë dalë kundër, kërkoi thirrjen e Këshillit Kombëtar për t’ia deligjitimuar garën farsë në 29 korrik, Lulzim Basha ka bërë një vendim qesharak dhe ia ka hequr vulën nga duart Gaz Bardhit, që de jure është Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së vulës.

Gjithçka filloi kur shtatë deputetë të PD-së, që kundërshtojnë rizgjedhjen e Bashës të shtunën, i kërkuan Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhit që të thërrasë Këshillin Kombëtar për të ndalur procesin.

Një nga firmëtarët e kërkesës, deputeti Bledion Nallbati shpjegoi se kërkesa e tyre synon zgjedhje reale për PD.

“Të premten kemi dorëzuar një relacion për të vënë në dukje atë që i cakton statuti. Sekretari i Përgjithshëm duhet që të marrë të gjithë përgjegjësitë për të ndaluar përçarjen e mëtejshme të partisë. Ne i kërkojmë atij që të ndërmarrë kompetencat statutore”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër deputeti Lefter Gështenja është shprehur se PD nuk është pronë e askujt ndaj duhet që të bëhet një proces që e forcon dhe jo ta shkatërrojë më shumë PD-në.

“Një pjesë e mirë kanë kërkuar që Bardhi të marrë hapa të sigurtë, me 29 askush nga ne nuk besojnë se do të ketë një një proces real. Ne kërkojmë një proces real, dhe jemi koshientë që duhet që të marrë fund koha “vetë numëro dhe vetë fito”, ka thënë ai.

Deri të shtunën, mbeten ende 5 ditë, por Gazment Bardhi e konfirmoi thirrjen për Këshillin Kombëtar.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, tha ai.

Me të mësuar për nismën, Basha ka urdhëruar që Gaz Bardhit t’i merret vula. Kryesia që i bindet urdhrave të tij vendosi që për prodhimin dhe administrimin e vulës së parties të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa. 

Këtë vendim, Bardhi e ka ironizuar. “Për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë!” ka reaguar ai për A2CNN.

Lëvizja ekstreme e Bashës e vë atë përballë një grupimi deputetësh që e kanë refuzuar si alternativë që pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 Marsit 2022 dhe pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit të këtij viti, kur PD doli forcë e tretë.

Ndërkohë, pak ditë më parë në parlament, Sali Berisha i është bashkuar duartrokitjeve të deputetëve të opozitës pas fjalimit që mbajti Gaz Bardhi. Kur u pyet nga gazetarët se përse e kishte duartrokitur Bardhin, Berisha u shpreh: “I meritonte duartrokitjet e plota dhe i kam bërë me zemër. Absolutisht jam i hapur në çdo kohë se ata janë deputetë të PD. Tjetër është skenari i Ramës me Lul Bravën, tjetër janë kundërshtirat brenda PD-së”./Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malet egra.25/07/2023 12:54

Lul bashes dhe Tere atyre qe i shkoj e pas librin e shpise ku ta kene. PD njef nje njeri te perkushtuar dhe Jo Lul bethqimin qe te edi rama Ka shitur cdo morale familjar apo personal si legen.

Malet egra.25/07/2023 12:49

Lul bashes dhe Tere atyre qe i shkoj e pas librin e shpise ku ta kene. PD njef nje njeri te perkushtuar dhe Jo Lul bethqimin qe te edi rama Ka shitur cdo morale familjar apo personal si legen.

Shto koment

Denonco