Ish-këshilltari i Edi Ramës sulmon Albin Kurtin, e quan 'teveqel'

Ish-këshilltari i Edi Ramës sulmon Albin Kurtin, e quan 'teveqel'

21:00, 24/07/2023
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i Edi Ramës, Shkëlzen Maliqi, e ka etiketuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin si ”teveqel“.

Kjo pas intervistës së Kurtit për gazetën kroate ”Veçernji List“, ku Kurti citoi qëndrimin amerikan për atë se çfarë duhet të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Por, Maliqi thotë se Kurti nuk përmend fare “që ka qenë gabim“.

”Athua Albini, më në fund, e paska mbledh mendjen pasi që një vit e luajti lojën prej teveqelit të pabindur? Nga mediat kroate, na çoi selam kthjellësie të pajtimit të plotë me Amelikën… Vetëm diçka mungonte. Teveqeli i përrallës së moçme shqiptare çdo herë kur bënte sherre i thoshte vetës: “Gabova, mend për herën tjetër!” Mirëpo, e haronte i shkreti teveqel mësimin, dhe sërish e sërisht gabonte. Megjithatë, ka një dallim në përrallat. Teveqeli kryeministër nuk e thotë fare se ka qenë në gabim. Athua  pse?  Përralla në lesh, shëndeti prej nesh”, ka shkruar Maliqi në Facebook e tij.

Kujtojmë se Maliqi u prezantua me bujë nga Edi Rama në mandatin e pare si kryeministër si këshilltar të tijin për çështjet rajonale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco