Lajmi i fundit

Dhunohet në Tiranë Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare

SYRI TV/ Basha proces ‘nul’ për pengmarrjen e siglës, deputetët kërkesë Bardhit për ta penguar

15:58, 24/07/2023
A+ Aa A-

Deputetët e Partisë Demokratike kanë denoncuar sot tentativën e radhës së Lulzim Bashës për vijimin e pengmarrjes së siglës së Partisë Demokratike. Deputetët Bledin Nallbati dhe Lefter Gështenja kanë njoftuar sot se shumica e anëtarëve të Këshillit Kombëtar janë shprehen kundër farsës së Lulzim Bashës, i cili në një mbledhje pa kuorum vendosi hapjen e garës për rizgjedhjen e vetes. Sipas deputetëve, ky qëndrim i shumicës së anëtarëve të Këshillit do t’i drejtohet për vendimmarrje sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi.

SYRI TV

Deputetët e Partisë Demokratike Bledion Nallbati dhe Lefter Gështenja kanë njoftuar sot qëndrimin e Këshillit Kombëtar kundër farsës së Lulzim Bashës për vijimin e pengmarrjes së logos së Partisë Demokratiker. Në një deklaratë për media, të firmosur nga deputetët demokratë, Nallbati ka njoftuar se anëtarët e këshillit Kombëtar kanë kundështuar këtë farsë, e kërkesa për klëtë process nul do i dërgohet sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi për vendimarrje.

Edhe në emër të kolegëve të tyre, deputetët Bledin Nallbati dhe lefter Gështenja deklaruan, se sot Partia Demokratike nuk ka nevojë për një farsë që shton përçarjen për për bashkim e për të qenë më të fortë.

Qëndrimi i deputetëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar vjen pas lëvizjeve të Lulzim Bashës, që kërkon të justifikojë pengmarrjen e siglës së Partisë Demokratike me një tjetër proces.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco