Berisha ironizon AZHBR-në 'model' të Ramës: BE i ndërpreu 130 mln euro!

Berisha ironizon AZHBR-në 'model' të Ramës: BE i ndërpreu 130 mln euro!

10:07, 24/07/2023
A+ Aa A-

“Nga ky program nuk përfitohet më përmes partisë, nuk përfitohet më përmes parasë”, ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama më 18 maj 2022 për Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, skemën kombëtare që ngriti për mbështetjen e bujqësisë, e cila ironikisht sot përbën thelbin e korrupsionit dhe arsyen pse Bashkimi Europian i ndërpreu miliona euro financim Shqipërisë.

Këtë moment me video e ka publikuar sot kryetari i PD-së, Sali Berisha, për t’ia sjellë qytetarëve në vëmendje si një dëshmi të fortë të tentakulave qeveritare për të zhvatur dhe grabitur në çdo sektor. 

Berisha shkroi në FB: “Edi Rama ndihej krenar dhe rrihte gjoksin me AZHBR-në! Për Ramën, AZHBR-ja ishte model, “e çertifikuar nga BE-ja", “ku nuk përfitohej me korrupsion”, me “taraf partie",  kurse sot AZHBR-ja është institucioni i ndëshkuar për korrupsion nga BE dhe për shkak të këtij korrupsioni të saj, BE ndërpreu fondet prej 130 milionë eurosh për bujqësinë e Shqipërisë!

Krifca e AZHBR-së, fondet e BE-së për fermerët ia dha Zotos së djegësave të qeverisë. Përpara drejt vjedhjeve të reja!”, e mbyll shënimin e tij, Berisha, duke e shigjetuar Ramën pikërisht me moton e fushatës së fundit elektorale të PS-së, ”Përpara”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco