Saga e manipulimit në Rrogozhinë/ Hoxha humbet aty ku fitoi bindshëm

Saga e manipulimit në Rrogozhinë/ Hoxha humbet aty ku fitoi bindshëm

08:30, 24/07/2023
A+ Aa A-

Ka nisur rreth orës 23:00 numërimi i kutive të votimit për Bashkinë e Rrogozhinës. Numërimi ka nisur vetëm pasi janë dorëzuar të 54 kutitë e qendrave të votimit ku u mbajtën zgjedhjet këtë të diel.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin. Por nuk ishte vetëm ky tregues i faktit se makineria shtetërore e manipulimit ishte vënë në punë të plotë.

Mësohet se në Kryevidh ku ka mbaruar numërimi, më 14 maj fitoi Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’ me rreth 200 vota. Ndërkohë në zgjedhjet e djeshme, fitues në këtë zonë rezultoi Edison Memolla i PS me 60 vota.

43 kuti të numëruara nga 54

Edison Memolla- PS- 4751 vota

Shkelqim Hoxha- BF- 3816 vota

Kujtojmë se proces zgjedhor që u shoqërua edhe me disa probleme, si në rastin e fotografimit të votës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco