Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Flet kandidati i ‘BF’ në Rrogozhinë: Erion Veliaj do të marrë këtu përgjigjen që meriton

Flet kandidati i ‘BF’ në Rrogozhinë: Erion Veliaj do të marrë këtu përgjigjen që meriton

08:58, 23/07/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka folur për mediat në lidhje me procesin e votimit në këtë njësi vendore.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Erion Veliajt, i cili ka pretenduar se kandidati opozitar kishte kërkuar pazar, Hoxha tha se i deleguari politik i Edi Ramës do të marrë përgjigjen që meriton.

‘Të votojnë në mënyrë të lirë dhe demokratike dhe qytetarët të bëjnë zgjedhjen e vet.

Do të ketë më shumë pjesëmarrje se herën e parë.

Janë mashtrime të pastra të Erion Veliajt, ai është mësuar me fiq dhe demagogji, por nuk do ti ecë këtu në Rrogozhinë. Në Rrogozhinë do të marrë përgjigjen që nuk ja dha Belindi në Tiranë, do ta marrë këtu’, tha Shkëlqim Hoxha për mediat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco