Vasili për VOA-n: Në Shqipëri në 10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës

Vasili për VOA-n: Në Shqipëri në 10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës

21:04, 21/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Në intervistë Vasili ka shprehur shqetësimin e thellë që ndjen për votimin nga ana e mazhoracës për legalizimin e kanabisit.

Vasili ka argumentuar se ky është një ligj i cili sjellë vetëm probleme për Shqipërinë dhe shoqërinë pasi në 8-10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës.

Postimi:

Me Zerin e Amerikes dhe gazetaren e mirenjohur Mimoza Picari ndava shqetesimin tim te thelle per votimin nga maxhoranca te Ligjit per legalizimin e Kanabisit.

“Në Shqipëri në 8-10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës. Çdo gjë mund të mendohej për të forcuar luftën kundër trafiqeve, por një ligj për legalizimin e kanabisit, gjoja mjekësor dhe industrial nuk mendohej. Sot është një nga ditët më të këqija për Shqipërinë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco