Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Opozita sërish në derë të Kushtetueses, kontestojnë vendimet e seancës së tensionuar të Kuvendit

Opozita sërish në derë të Kushtetueses, kontestojnë vendimet e seancës së tensionuar të Kuvendit

10:41, 21/07/2023
A+ Aa A-

Partitë opozitare sërish iu kanë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar verimet e pushtetit. Kësaj radhe partitë opozitare kanë kërkuar anulimin e vendimeve të seancës të 13 korrikut, ku pati edhe përleshje fizike në mes pushtetit dhe opozitës.

Tri partitë opozitare, PDK-ja, LDK-ja, dhe AAK-ja kanë dorëzuar lëndë në Gjykatën Kushtetuese që kanë të bëjnë me seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. Zyrtarët e këtyre partive pretendojnë se në atë seancë nuk është respektuar Kushtetuta e Kosovës, prandaj kanë kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së atyre vendimeve.

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Kushtetuesja të anulon komplet seancën e javës së kaluar.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk e ka respektuar procedurën kushtetuese për mbajtjen e kësaj seance.

“Seanca e fundit plenare e Kuvendit, ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, prandaj si e tillë, duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në këtë seancë jokushtetuese. Si parashtrues të këtij rasti, vlerësojmë se, Kryetari i Kuvendit, ka bërë shkelje kushtetuese në dy drejtime: e para, në mospërmbushjen e afatit për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare dhe, e dyta, duke mos e vendosur për miratim rendin e ditës të kësaj seance – në mungesë të konsensusit të Kryesisë si rezultat i mungesës së kuorumit të nevojshëm, përkatësisht dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, seanca ka prodhuara pasoja kushtetuese, të cilat duhet të anulohen.

“Si i tillë, ky vendim ka prodhuar pasoja kushtetuese dhe ligjore sepse ka rezultuar me mbajtjen e seancës plenare të ftuar sipas një procedure jokushtetuese, në të cilën janë miratuar ligje dhe projektligje si dhe vendime të tjera për zgjedhjen/shkarkimin e bartësve të institucioneve kushtetuese dhe institucioneve të pavarura. Krahas kërkesës për anulimin e kësaj seance dhe vendimeve që janë marrë në të, kemi kërkuar edhe Masë të Përkohshme, që deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, të pezullohet efekti i të gjitha vendimeve që kanë rezultuar nga kjo seancë jokushtetuese”, ka shkruar Tahiri.

Vendimet e kësaj seance i ka kontestuar edhe deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi.

“Sot në emër të 13 deputetëve të subjekteve të ndryshme parlamentare, dorëzova në Gjykatën Kushtetuese lëndën me të cilën kontestojmë si në formë ashtu edhe në përmbajtje, Vendimin e Kuvendit të Kosovës Nr.08-V-583 të datës 13.07.2023, ku kundërligjshëm dhe kundër Kushtetutës shkarkohet zj.Kimete Gashi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik. Kushtetuta dhe kushtetushmëria janë domosdoshmëria e Republikës sonë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Faceboook”.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën për ta shqyrtuar kushtetueshmerinë e Ligjit për Pagen Minimale, i cili është miratuar në këtë seance.

Pushteti i shqetësuar me veprimet e opozitës

Kontestimi i kësaj seance nga opozita ka shqetësuar pushtetit. Zyrtarët e VV-së ka drejtuar akuza të ashpra ndaj opozitës për këto veprime.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka bërë me dije se me këto veprime opozita po tregon se është kundër popullit.

“LDK dhe PDK janë kundër popullit. LDK-ja, para disa muajve e ka dorëzuar në Kushtetuese Ligjin për caktimin e çmimeve tavan e si rezultat çmimet e produkteve ushqimore vazhduan të rriten. Sot, PDK e paska dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Kryetarit të Kuvendit për seancën që mbajtëm javën e kaluar ku kaluan vendime të rëndësishme. Disa nga projektligjet që u miratuan e që direkt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ndaj veprime të opozitës ka reaguar edhe ish-këshiltari i kryeministrit Albin Kurti, Elvis Hoxha.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se opozita po dërgon në Kushtetuese ligje që janë në interes të Kosovës.

“Këta kanë vetëm një detyrë: të bllokojnë në Gjykatë Kushtetuese çdo nismë ligjore, qoftë ligj pagash, por edhe nismë që ka të bëjë para së gjithash me vetingun dhe hetimin e korrupsionit. Gjykata Kushtetuese e njeh vetë misionin e saj nga e shkuara. Ajo duhet t'i mbajë çështjet sa më gjatë pa përgjigje. Publiku e di fare mirë dallimin, ndaj, kur e merr për budallë, ta trehon zgjuarsinë te vota", ka shkruar Hoxha.

Në seancën e 13 korrikut, pas largimit të opozitës nga salla, Kuvendit ka marr disa vendime dhe ka miratuar disa projektligje. Në këtë seancë është miratuar Projektligji për çmimin e produkteve medicinale, Projektligji për procedurën përmbarimore dhe Projektligji për procedurat e caktimit të pagës minimale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco