Bakalli: Punonjësit na sinjalizuan për korrupsionin me fondet e BE për bujqësinë

18:55, 20/07/2023
A+ Aa A-

Anëtari i këshillit drejtues në “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” Nador Bakalli ka përgënjeshtruar deklaratën e fundit të ministres së bujqësisë Frida Krifca e cila tha se lajmi për korrupsion në fondet nga IPARD ll nuk është i vërtetë.

I ftuar në “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, Bakalli ka thënë se lajmi është i vërtetë dhe se Gjykata Europiane e Auditimit po konsideronte një mision të mundshëm në Tiranë dy vite më parë.

Sipas tij, për fondet e IPARD ka pasur mungesë të transparencës dhe raporteve për benefitet që këto fonde sjellin në bujqësi.

“Më vjen keq të të them se ministrja Krifca gënjeu haptazi. Unë mund të të them me përgjegjësi të plotë se Diaspora për Shqipërinë e Lirë është bërë me dije në janar të vitit 2021, që gjykata evropiane e auditimit po fliste për një mision të mundshëm në Tiranë. Pra, ky ishte lajmi. S’nëhej fjalë fare për korrupsion. Gjykata mendonte të vinte në Tiranë për një auditim. Në saj të kësaj ne më 3 shkurt të vitit 2021 i kemi çuar një kërkesë kësaj gjykate sepse ne kemi dy djem atje që merrem me fondet e IPARD dhe kanë thënë që ‘këtu ka gjëra që nuk shkojnë, jepen në mënyrë totalisht abuzive këto fonde’.

Ata dy djem ngritën shqetësimin, e ne si Lëvizje e çuam letrën ku parashtruam shqetësimet tona dhe thamë: 1- Nuk ka transparencë për këto fonde sesi përdoren  2. Ka një mungesë totale të raporteve për benefitet që sjellin këto fonde në bujaqësi. Pra, nuk thuhet askund sesi është përmirësuar bujqësia, a janë më mirë  fermerët sot apo jo. Ne morëm edhe përgjigje nga gjykata. Përgjigja ishte shumë falënderuese për gjërat që ne i vumë në dukje, e morën me shumë seriozitet dhe thanë se ‘ne do ta shohim me shumë seriozitet këtë punë’ për më tepër që ne i referuam që kemi edhe të punësuar atje.

Kjo që ka ndodh sot nuk është lajm i vjetër. Unë u futa dhe pashë që aty ka 29-të çështje. Janë të listuara me numër të cilat thonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor janë çështje që janë korruptive.  Më vjen keq që zonja ministre gënjeu në publik. Lajmi nuk është i vjetër, i vjetër është që gjykata ka treguar interes për Shqipërinë. Lajmi i korrupsionit është aktual, është i parapak ditëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco