‘Jeni hajni, vetëm ligji ju pret’/ Berisha: Dëmi 138 miliardë lekë janë sa dy herë fondi për pagat

‘Jeni hajni, vetëm ligji ju pret’/ Berisha: Dëmi 138 miliardë lekë janë sa dy herë fondi për pagat

17:27, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në parlament lidhjet dhe aferat korruptive të tenderave mes Gjicit-Veliajt-Malajt.

Berisha është shprehur se në kohën e pandemisë nuk ishte gjë virusi sa ç’ishte virusi i vjedhjeve të Manistirliut.

Fjala:

Merrni pak marrëveshjen Veliaj-Gjici, marrëveshje e tipit të ndaluar ku një mekanizëm mafioz antiligjor përjashton çdo njeri tjetër përveç Gjicit i cili do ti ndante paratë me Veliajn.

Kapni pak tenderat e Agron Malajt me Veliajn, 30 milionë euro për ujësjellësit. Ju nuk leni ligj pa thyer, procedurë pa thyer ju nuk leni hajni pa bërë. Janë 138 miliardë lekë për 205 audite se nëse marrim 400 audite ato janë shifra të çmendura të vjedhjeve që ju keni bërë.

 138 miliardë lekë janë sa dy herë fondi për pagat dhe 1.5 herë fondi i pensioneve në Republikën e Shqipërisë. Ju pret ligji, dërgohet ministrja e shëndetësisë të kryej vjedhjet skandaloze në kohën e pandemisë nuk ishte gjë virusi sa ç’ishte virusi i vjedhjeve të Manistirliut" -Tha Berisha ndër të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco