Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

PS rrëzon kërkesën e opozitës për mocion me debat me Ramën, Berisha flet direkt në facebook

13:47, 20/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është detyruar t’i drejtohet qytetarëve  nga foltorja e Kuvendit direkt nëpërmjet Facebook për të denoncuar, pasi nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i ka mbyllur mikrofonin dhe ka vazhduar të përfundojë me shpejtësi, rrëzimin e kërkesave të opozitës për interpelancë dhe mocion me debat për Kryeministrin për çështjet e mprehta që fillonin që me arratisjen nga Shqipëria të zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.

“Në zbatim të neneve 89 dhe 98 të rregullores dhe i fton deputetët t’i lexojnë ato nene para se të kërkojnë fjalën, mbasi u dëgjua një folës pro dhe një folës kundër kërkesat, kalohet në votim, tha Felaj. -   Dhe unë jam e vendosur të zbatoj rregulloren e Kuvendit, sepse ju këtë më kërkuat. “Zbato rregulloren”. Kështu që votojmë për secilën nga kërkesat. Votimi është i hapur dhe votohet me karton.

Kush është kundër mbajtjes së interpelancës urgjente? Nga votimi më i largët deri tek votimi më i afërt, kështu votohet sipas rregullores. Faleminderit kolegë! - Miratohet kërkesa për ta rrëzuar interpelancën.

Kalojmë tek kërkesa e dytë, ajo e mocionit me debat. Edhe këtu u dëgjua një folës pro, një folës kundër dhe votohet me karton dhe me votim të hapur.

Kush është kundër mocionit me debat në seancën e sotme plenare? – 65 deputetë rezultojnë të jenë kundër. Kështu që nuk pranohet as kërkesa për mocion së bashku me interpelancën. Vijojmë me kërkesat e tjera që u bënë gjatë rendit të ditës, “ vazhdoi Felaj.

Por, kryetari i PD paralelisht në të njejtin kohë, nuk e ndali fjalën e tij duke e transmetuar direkt në Facebook.

"Të dashur qytetarë! - tha Berisha. - Për kryetarin e Grupit Parlamentar të Kanabisit, arratisja e Zv.kryeministrit nuk është urgjencë!!! Pra, nuk është flagrancë!!! Nuk është ngjarje e rëndësishme, por është zhvillim normal në shpellën, bodrumet e mafies qeveritare!

Por si mund të thuash, zotëri, se nuk është urgjencë, se nuk është flagrancë, arratisja e zv.kryeministrit?!

A e kuptoni se çdo shqiptar po ju sheh juve sot?! A e kuptoni që absolutisht, 99,9% e shqiptarëve ju shohin me neveri?!

A e kuptoni apo jo që ngjisni jo si parlamentarë, por si skllevër?! Si anëtarë të organizatës kriminale të plehrave me në krye Edi Ramën.

Çfarë mendoni ju?! Ju lutem, mediave, të ndajnë ekranet, sepse jam në Facebook, sepse këta edhe censurën e përdorin, nuk respektojnë as rregulla, asgjë.

Këta këtu, duan të shkelmojnë Kushtetutën, duan të mbrohen në shkelje të rregullores. Këta po kryejnë një turp të madh, po mbrojnë Arben Ahmetajn, po mbrojnë Edi Ramën! Po mbrojnë Erion Velinë!

Të dashur qytetarë. Mafia e plehrave është mafia më e rrezikshme në Evropë.

(I kthen përgjigje Felajt që i kërkon të lërë foltoren: Ti sot je shndërruar në zëdhënëse, je shndërruar në Gugalljen e parlamentit me këto që bën, ti je Gugallja e parlamentit me këtë që bën sot, je bërë zëdhënësja e Edi Ramës. Zbato rregulloren, zbato rregulloren këtë të them!)

Si kërkoni ju, të mbroni Arben Ahmetajn që është arratisur me mungesën e Edi Ramës këtu?! A e kuptoni që i vidhni çdo ditë shqiptarëve nga 100 mijë euro në ndërmarrjen e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt?! A e kuponi se çdo muaj shkojnë nga 2 milionë euro në atë ndërmarrje?!”- nnëvizoi kreu i opozitës. (Videon e gjeni më poshtë në vazhdim.)

Kanë qënë tri projektligje të debatueshme për të cilat e ka ngritur zërin sot jo vetëm opozita në sallë por edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, që goditen nga njëri prej tyre./ar/sh/SYRI.NET

Image

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco