SYRI TV/ Konferenca e kryetarëve rrëzon kërkesat e opozitës, PS kundër mocionit me debat për djegësat

15:13, 18/07/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka refuzuar përballjen me opozitës në Kuvend, për çështjen e inceneratorëve. Mazhoranca, në konferencën e kryetarëve në shkelje të rregullores, rrëzoi kërkesat e PD, për mocion me debat dhe interpelancë urgjente me kryeministrin për aferën e djegësave.

SYRI TV

Në shkelje të rregullores së Kuvendit dhe pa asnjë argument kushtetues, mazhoranca rrëzoi kërkesat e opozitës për mocion debati dhe interpelancë urgjente me kryeministrin, për aferën e inceneratorëve. Në përfundim të konferencës së kryetarëve, deputeti demokrat Gazmend Bardhi akuzoi kryeministrin se ka frikë të përballet me të vërtetën, në një kohë kur qeveria u jep ende para, përsonave të shpallur në kërkim, përmes kontrave të inceneratorëve.

Por mazhoranca, e cila humbi një tjetër deputet nga përfshirja në aferën e djegësave, pretendon se debati parlamentar për këtë çështje është ezauruar. Zv.kryetari  i Grupit Parlamnetar të PS-së, Toni Gogu, deklaroi se nuk ka urgjencë për të diskutuar këtë çështje, pavarësisht se rregullorja parashikon futjen në rendin e ditës për interpelancat.

Kërkesa do të votohet në Kuvend, në seancën e fundit plenare për këtë sesion, e megjithëse mazhoranca duket e vendosur, po aq e vendosur është opozita për ta kthyer këtë kërkesë, në qendër të diskutimeve të ditës së enjte.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco