SYRI TV/ PD denoncon masakrën zgjedhore në Lezhë, Topalli: Zgjedhjet më të pabarabarta në 30 vite

14:31, 18/07/2023
A+ Aa A-

Partia Demokratike publikoi raportin për masakrën zgjedhore në Lezhë, ku denoncoi shkeljet dhe presionet ndaj votuesve. Drejtuesja politike e qarkut Jozefina Topalli, akuzoi Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja se bashkëpunoi me kontigjentët kriminalë për të blerë vota, ndërsa i cilësoi zgjedhjet si më të pabarabartat në historinë 30 vjeçare. Prova dhe fakte për shkeljet, sollën edhe kandidatët e ‘BashkëFitojmë’ në Lezhë e Kurbin.

SYRI TV

Partia Demokratike denoncoi farsën e elektorale të 14 majit në Lezhës. Drejtuesja politike e qarkut Jozefina Topalli, deklaroi se tritoli në Vaun e Dejës është fytyra e vërtetë e zgjedhjeve, ndërsa akuzoi minstrin e Drejtësisë Ulsi Manja se ka bashkëpunuar me kontigjentët kriminal për të blerë votat.  Ajo theksoi se zgjedhjet e 14 majit ishin më të pabarabarta në historinë e PD,  të cilës ju mor peng vula me vendim politik gjykate.

Në konferencën për mediat, kandidatatët e ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Lezhës e Kurbinit si dhe deputetja e qarkut Lindita Metaliaj denoncuan të gjitha shkeljet ligjore, shpërdorimin e fondeve publike dhe presionet që ju bën votuesve më 14 maj.

Sipas demokrateve në zgjedhjet lokale të 14 majit nuk u përmbushën as kriteret minimale. PD deklaroi se do të vijojë publikimin e provave dhe fakteve që vërtetojnë masakrën zgjedhore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco