Kërcënimi i grupit të xhirimit të SYRI TV, reagon Berisha: Të organizuara nga Erion Veliaj

Kërcënimi i grupit të xhirimit të SYRI TV, reagon Berisha: Të organizuara nga Erion Veliaj

13:37, 16/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit dhe kërcënimit të bërë ndaj grupit të xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha

Stop kërcënimit të mediave!

Bandat e Erion Velisë dhe familjarët e kandidatit të Edi Ramës, në Bashkinë e Rrogozhinës kërcënojnë ekipin e Syrit dhe i pengojnë në detyrën e tij. Në video keni xhaxhain e kandidatit rilindas, Arif Memolla, polic që agreson dhe fizikisht anëtarët e ekipit të televizionit Syri.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte banditeske të organizuara direkt nga Erion Veliaj dhe mbështes plotësisht mediat në detyrë dhe ju bëj thirrje atyre të vazhdojnë të përmbushin me guxim detyrën e tyre. sb

Grupi i xhirimi i SYRI TV, ndodhej në Rrogozhinë për të transmetuar informacione në lidhje me drekën që kandidati i Edi Ramës, Edison Memolla kishte shtruar për mjekë, mësues, e punonjës të tjerë të administratës në lokalin e tij. Kjo gjë ka acaruar të afërmit e Edison Memollës, të cilët kanë kërcënuar anëtarët e grupit të xhirimit të SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco