VIDEO/ ‘Pse po rri, ikni nga këtu’, kërcënimi i parë i grupit të SYRI TV, nga mbështetësit e kandidatit të Ramës

12:26, 16/07/2023
A+ Aa A-

Mbështetësit e kandidatit të Edi Ramës, Edison Memolla në Rrogozhinë kanë kërcënuar grupin e xhirimit të SYRI TV, që ndodhet në këtë bashki, për të kryer detyrën e tij.

‘Pse po rrini këtu, ikni nga këtu, ikni nga Rrogozhina’, i ka thënë shoferi i makinës, gazetares së SYRI TV, Marsi Korreshi.

Edison Memolla kishte shtruar mesditën e sotme një drekë në lokalin e tij në Rrogozhinë, ku kishte ftuar, mësues, mjekë, punonjës të ndryshëm të administratës. E kjo ndodh 1 javë para se Rrogozhina të shkojë sërish e të votojë për kryebashkiakun.

Fakti se në 14 maj, kandidati i Edi Ramës në këtë bashki, Edison Memolla fitoi zgjedhjet pas manipulimit të kutisë së votimit të burgut, por në fund u vendos ribërja e zgjedhjeve.

TRANSMETIMI LIVE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco