VIDEO/ Tentativa e dhunimit të grupit të SYRI TV nga xhaxhai polic i Edison Memollës: Hajde me mua ...

12:37, 16/07/2023
A+ Aa A-

Xhaxhai punonjës policie i Edison Memollës, ka kërcënuar drejtpërdrejtë grupin e xhirimit të SYRI TV në Rrogozhinë.

Pasi ka parë grupin e SYRI TV të cilët po bënin punën e tyre, Arif Memolla, xhaxhai polic i Edison Memollës, kandidatit të Edi Ramës në Rrogozhinë ka kërcënuar grupin e SYRI TV.

Ai ka shtyrë me dorë dhe ka kapur për krahu njërin nga pjesëtarët e grupit të xhirimit, duke i kërkuar që të shkonte më të, e duke i thënë se do e ‘çonte ai’.

Edhe pse i pyetur nga gazetarja Marsi Korreshi se kush ishte, ai nuk ka pranuar të identifikohet.

Më pas SYRI ka mësuar se ai është Arif Memolla, xhaxhai i Edison Memollës, aktualisht punonjës policie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco