Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ I shërbyen më 14 maj, shpërblehen nga Rama. Njerëzit e Basha-Alibeajt, marrin tendera

11:15, 16/07/2023
A+ Aa A-

Administrate e qeverisë Rama vijon të shpërblejë grupin Basha-Alibeaj. Kompania ‘Shkëlqimi 07’, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt ka marrë një tender me vlerë 2 milionë euro nga ARRSH për ndërtimin e një nyje lidhëse me autostradën në Bërzhitë. Tenderi vjen pas shërbimit që Basha-Alibeaj i bën Edi Ramës në zgjedhjet e 14 majit, ku nxorën kandidatë në disa bashki, mes të cilëve dhe vetë Agron Kapllanajn.

Nga SYRI TV

Dy muaj pas zgjedhjeve të 14 majit, qeveria dhe institucionet e vartësisë vazhdojnë të shpërblejnë grupimin Basha- Alibeaj, për shërbimin që këta dy i bën Edi Ramës në zgjedhjet lokale.

Pasi mori miliona euro nga bashkitë para dhe gjatë fushatës elektorale, kompania e ‘Shkëqlimi 07’, në pronësi të vëllait të Agron Kapllanajt, ka marrë një tender të majm nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Në datën 14 korrik, ARRSH dhe kompania ‘Shkëlqimi 07’ ka firmosur kontratën për tënderin me objekt ‘Ndërtimi i nyjes Bërzhitë dhe rrugës lidhëse të autostradës Tiranë-Elbasan me komunën Bërzhitë dhe zonat për rreth’.

Ky tender është fituar pikërisht nga kompania e vëllait të Agron Kapllanajt, ky i fundit ish-kandidat i grupimit Basha-Alibeaj në bashkinë Mallakastër në zgjedhjet e 14 majit. Tenderi i fituar nga kompania ‘Shkëlqimi 07’ kap vlerën e rreth 2 milionë eurove.

Ky duket se është shpërblimi i radhës, që qeveria e Kryeministrit Rama bën për grupimin Basha-Alibeaj, të cilët u bën pjesë e farsës elektorale të 14 majit duke nxjerrë kandidatë të tyre në disa bashki të vendit, ku opozita e bashkuar kishte shanset për të fituar zgjedhjet.

Nga ana tjetër, kompania ‘Shkëlqimi 07’, para dhe gjatë fushatës elektorale, ishte ndër kontraktoret kryesore të bashkive të drejtuar nga socialistët, për hedhjen e asfaltit elektoral, i cili pati ndikim në votën e qytetarëve. Kjo kompani fitoi dhjetëra tendera publik nga bashkitë para zgjedhjeve, me vlerë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa edhe pas 14 majit, ‘Shkëlqimi 07’, vijon të përfitojë tender të shumtë nga institucionet publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco