Belinda i bën ‘karshillëk’  Veliajt nga ShBA, poston foto me Eskobarin

Belinda i bën ‘karshillëk’ Veliajt nga ShBA, poston foto me Eskobarin

19:50, 15/07/2023
A+ Aa A-

Jemi mësuar të shohim vetë Veliajn që poston foto nga ShBA me zyrtarë amerikanë herë pas here. Por së fundi ‘rivalja’ e tij kryesore nga radhët e rilindjes, Belinda Balluku, duket se ka filluar të investohet edhe jashtë vendit për ambiciet e saj. Mesa duket Belinda po shfrytëzon maksimalisht situatën e vështirë në të cilën ndodhet rivali i saj, i cili është pjesë e dosjes së SPAK për aferën korruptive të inceneratorëve. Dhe postimi i takimit me Eskobar duket disi edhe karshillëk ndaj Veliajt në këto ditë të vështira për të. 

Postimi i ministres Balluku:

“Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”, shprehet Balluku.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco