KESH filloi importin e energjisë elektrike - SPAK duhet të fillojë hetimin

KESH filloi importin e energjisë elektrike - SPAK duhet të fillojë hetimin

14:30, 15/07/2023
A+ Aa A-

Shënim

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka nisur importin e energjisë elektrike, duke blerë energji për periudhën 15 korrik deri më 23 korrik,  blerje që e ka bërë me dy procedura: blerje energjie për datat 15-16 korrik dhe blerje energjie për datat 17-23 korrik.

Në total, për periudhën nga data 15 korrik deri ne 23 korrik ka blere sasinë e energjisë prej 50,800 MWh, me vlerën totale prej 5,348,796 euro. 

Energjia e blerë për këtë periudhë është blerë me çmim mesatar 105 euro/MËh.

Ndërkohë, në bursën e Hungarisë Hupx.hu është publikuar çmimi i energjisë për datat 15 dhe 16, ku rezulton 45 euro/MWh për datën 15 korrik dhe 53 euro/MËh për datën 16 korrik.

Për këto dy data, KESH e ka blerë energjinë me 83 euro/MWh ose 35 euro me shumë se Bursa e Hungarisë, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 360,000 mijë eurosh vetëm për këto 2 ditë.

Ndërkohë, në ditët në vijim do të publikohen në bursën e Hungarisë dhe çmimet e energjisë për periudhën  nga data 17 deri në 23 korrik, për të parë sa do të jetë dëmi në total i shkaktuar nga KESH si rezultat i këtyre dy procedurave për blerje energjie nëpërmjet platformave të mbyllura dhe jo nëpërmjet bursës.

Për t’u theksuar që platforma elektronike që përdor KESH për të bërë  blerjet e energjisë elektrike është komplet jotransparente, ku nuk ke mundësi të shohësh asnjë informacion për tenderat e energjisë që zhvillohen, ku nuk shikon dot kush janë pjesëmarrësit në garë, sa është çmimi i ofruar nga secili pjesëmarrës, sa janë sasitë e ofruara nga secili pjesëmarrës, kush nga pjesëmarrësit u shpall fitues, sasitë dhe çmimi i ofruar nga fituesit, etj. etj, informacione që kompanitë publike si KESH sh.a e kanë detyrim ligjor t’i publikojnë.

Gjithkush mund ta imagjinojë pse KESH i bën tenderat në mënyrë jo transparente, duke i mbajtur në fshehtësi të plotë të dhënat mbi procedurat tenderuese dhe duke anashkaluar Bursën Shqiptare të Energjisë ALPEX, e cila ka filluar funksionimin e plotë të saj që nga data 11 prill 2023.

Gjithashtu, ndërkohë që KESH fillon importin e energjisë për vitin 2023, dy anijeve që KESH ka marrë me qira për të prodhuar energji elektrike, vazhdon t’u paguhet qiraja ditore prej 95 mijë dollarësh në ditë, pa u ndezur për asnjë moment të vetëm.

Kjo shkelje e pastër e ligjit duhet të hetohet nga struktura e posaçme antikorrupsion  SPAK.

BURSA DHE TENDERAT

 

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco