'Si vëllezërit e meselesë së shalqinjve'/ Avokati Gjokutaj ironizon thellë 'klanin' Rama-Ahmetaj

'Si vëllezërit e meselesë së shalqinjve'/ Avokati Gjokutaj ironizon thellë 'klanin' Rama-Ahmetaj

13:22, 15/07/2023
A+ Aa A-

Avokati i mirënjohur Genc Gjokutaj , në një postim të publikuar në faqen zyrtare të 'Facebook', ironizon thellë kryeministrin Rama si dhe Ahmetaj si dy njerëz të cilët gjithmonë kanë bashkëpunuar në kurriz të njëri-tjetrit, por e kanë promovuar veten 'si të pafajshëm' në sytë e shqiptarëve.

Ky i fundit është shprehur se njëri është arratisur e tjetri del ‘lakuriq’ nëpër TV duke treguar përralla, me bindjen se është i veshur me sqimë.

Postimi i plotë: 

Ne nje fshat ne Myzeqe dy vellezer vidhnin shalqinj naten! Mirepo vidhnin aq shume saqe u bene shqetesim i madh! Dhe çfare ishte me interesantja vjedhjen e kryenin ne nje menyre krejt te veçante! Njeri vella i hipte kalipiç vellait tjeter! Ky i fundit i kepuste shalqinjte dhe i fuste ne nje traste! Dikur fshataret i kapen i lidhen dhe i nxorren per ti gjykuar ne mes te fshatit! Si i pyeten se pse dhe si vidhnin pergjigja e tyre i habiti te gjithe! Vellai qe mbante ne kurriz vellain tjeter betohej se nuk kish prekur shalqi me dore ndersa vellai qe i kish hipur te vellait ne kurriz betohej se nuk kish shkelur ne parcele!

Si keta dy vellezer dhe ne kete menyre ka 10 vjet qe vidhet nga Rama dhe Ahmetaj! Njeri betohet qe nuk kam firmosur kurre ndersa tjetri betohet qe nuk ka prekur leke me dore! Si vellezerit e meselesë se shalqinjve! Ishalla nuk presim shume derisa te gjykohen! Njeri eshte arratisur ndersa tjetri del “lakuriq” ne TV e na tregon perralla nga Hans Kristian Andersen me bindjen qe eshte i veshur madje me sqimë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco