Vulin ‘non grata’ nga SHBA, Vuçiç s’pranon ta shkarkojë: Nëse SHBA ka dëshmi për të, do ta ndjekim penalisht

Vulin ‘non grata’ nga SHBA, Vuçiç s’pranon ta shkarkojë: Nëse SHBA ka dëshmi për të, do ta ndjekim penalisht

12:04, 15/07/2023
A+ Aa A-

Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk pranon të shkarkojë nga detyra Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion Aleksandër Vulin i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA.

Serbia do t’i kërkojë SHBA-së të sigurojë prova dhe dëshmi kundër Aleksandër Vulin-it, ka deklaruar Vuçiç.

Sanksionet e vendosura për Vulin janë përgjegjësi e imja thotë Vuçiç pasi kanë të bëjnë me mos vendosjen nga Serbia të sanksioneve ndaj Rusisë dhe për këtë përgjegjëse është qeveria e Vuçiç.

Sipas presidentit serb futja në listën e zezë të Vulin nga SHBA nuk ka të bëjë me përfshirjen në trafikun e drogës dhe armëve me bandat e krimit të organizuar. Vuçiç tha se ka marrëdhënie të mira me zyrtarët amerikanë, veçanërisht ambasadorin Christopher Hill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco