Braimllari: Të hetohet Veliaj, jep miliona për inceneratorin e Sharrës që nuk ekziston

Braimllari: Të hetohet Veliaj, jep miliona për inceneratorin e Sharrës që nuk ekziston

11:18, 15/07/2023
A+ Aa A-

Endrit Brahimllari, Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, ka renditur 5 pika kyçe, të mjaftueshme si provë për SPAK-un që të marrë nën hetim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ngriti skemën korruptive dhe paguan me miliona euro, një incenerator në Sharrë që nuk ekziston.

Në shënimin e tij në Fb, Braimllari shkruan:

“Erion Veliaj është hartuesi, propozuesi dhe njeriu që me firmën e tij në kundërshtim me ligjin ndryshoi fatin e inceneratorit të Tiranës. SPAK nuk duhet të heshtë ndaj kryetarit të bashkisë Tiranë i cili del si propozuesi kryesor i skemës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Pas refuzimit te propozimit të tij, Erion Veliaj, si person që di t’i çojë "përpara" këto afera merr përgjegjësi personale dhe në emrin e tij me firmën e tij, i hap rrugë ndërtimit të inceneratorit imagjinar i cili grabit çdo ditë miliona euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.

SPAK i ka aty provat, të thërrasë propozuesin e kësaj skeme, madje dhe insistuesin për të marrë vendime personale në kundërshtim me ligjin.

Propozimi i skemës korruptive të incenaratorit të Tiranës është bërë nga Erion Veliaj.

Insistimi i Erion Veliajt, dhe pas refuzimit të kërkesës së tij.

Firma e Erion Veliajt, në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak dhe duke marrë tërësisht një vendim përsonal. Anashkalimi i vendimarrjes  së këshillit bashkiak, si institucioni i vetëm vendimarrës në këtë rast.

Pagesat që bëhen çdo ditë nga bashkia e Tiranës për inceneratorin që nuk ekziston në Sharrë. Këto por dhe jo vetëm, janë fakte të mjaftueshme që SPAK të marrë nën hetim Erion Veliajn dhe të zbardhë deri në fund aferën më të madhe korruptive në vend,” thekson Endrit Braimllari. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco