Betohet Balla/ Të gjitha lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar

Betohet Balla/ Të gjitha lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar

11:15, 15/07/2023
A+ Aa A-

Taulant Balla bëri sot betimin duke marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.

Për ironi, ai erdhi në këtë post pas skandalit të bandës së Rrajave, të cilët masakruan dy persona të pafajshëm. Si ndëshkim, kryeministri Edi Rama largoi Blendi Çuçin dhe solli në detyrë pikërisht njeriun që akuzohet si kryekumbari i Rrajave.

Para pak ditësh, Partia Demokratike deklaroi se Taulant Balla, është politikani më i inkriminuar dhe më i akuzuar në 32 vite në politikën e Shqipërisë, për lidhje konkrete, direkte të fuqishme me trafikun e drogës, vrasjet mafioze dhe krimet e tjera.

AKUZAT E PD NDAJ BALLWS

-Taulant Balla është politikani i akuzuar me zë dhe figurë në sallën e gjyqit, se sipas regjistrimeve autentike ai është i implikuar direkt në masakrën e Elbasanit të shkurtit 2016, ku në përleshje mes bandave rivale u vranë tre dhe u plagosën 7 persona, anëtarë të tyre.

-Por po në sallën e gjyqit ai është denoncuar si njeriu që ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra, sepse avokati kishte në dorë dhe do të publikonte pikërisht këto regjistrime zyrtare të cilat provonin komunikimin direkt të Taulantit me eksponentë kryesorë të vrasjeve, trafiqeve dhe akteve kriminale të bandave rivale të lidhura me masakrën e Elbasanit të shkurtit të vitit 2016.

-Ministri i ri i Brendshëm i Edi Ramës, Taulant Balla, është i faktuar se në zgjedhjet e prillit 2021, më datë 21 prill kishte angazhuar për blerjen e votave në Elbasan, trafikantin Mehmet Greca, të dënuar me 7 vite në Britani për trafik kokaine. Ai bashkë me Ardi Veliun dhe narko prokurorin Alfred Shehu, manipuluan ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë.

-Taulant Balla është politikani që sipas regjistrimeve autentike është i lidhur direkt me veprimtarinë ekonomike kriminale dhe fitimit në tendera publikë të qindra milionë lekë nga kompania e bashkëshortes së kriminelit në kërkim Gentian Sharra, bashkëpunëtor i ngushtë i Suel Çelës dhe Talo Çelës dhe pjesëmarrës kryesor në masakrën e shkurtit të vitit 2016 dhe grabitjen e shekullit të 11 mln eurove në aeroportin e Rinasit, si dhe vrasje e të tjera akte kriminale.

-Taulant Balla është politikani i inkriminuar, i lidhur kokë e këmbë me bandën e trafikantëve dhe vrasëse dhe trafikantëve Rraja të Fushë-Krujës. Ai është personi i akuzuar nga oficeri i policisë së Shtetit, Emiljano Nuhu për ndërhyrje personale direkte, në komisarit e Fushë Krujës me datën 21 korrik 2018, për lirimin me forcë të kriminelit Rexhep Rraja, sot në kërkim, djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja, i cili ishte arrestuar pasi kishte torturuar, djegë mishin me cigare, goditur me qytën e revoles, vajzën e pambrojtur Xhisiela Maloku.

Ai së bashku me Edi Ramën, pas lirimit të kriminelit sulmuan dhe kërcënuan me egërsi oficerin Emiljano Nuhu, dhe e detyruan atë të largohet nga vendi dhe të kërkojë azil politik në vende të tjera.

-Me emërimin e Taulant Ballës në krye të rendit nga Edi Rama, për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, emërohet ministër një person që ka aktualisht dy hetime penale të hapura, njëri ndërkombëtar dhe tjetri kombëtar.

Taulant Balla është njeriu i akuzuar direkt në 22 qershor 2018 në parlament si pritës i 5 milionë eurove para të sjella në Shqipëri me veturat ‘Toyota Yaris’. Vërtetë ai këtë akuzë të bërë nga Lulzim Basha e ka mbyllur në Shqipëri, por absolutisht jo në mbretërinë e Belgjikës, ku ai hetohet bashkë me akuzuesin e tij për dosjen në fjalë.

-Taulant Balla është nën hetim në Shqipëri dhe është së fundmi disa herë në SPAK për lidhjet e tij me Gentian Sharrën dhe ndërhyrjet e dokumentuara nga regjistrimet e shumta të cilat provojnë angazhimin e tij korruptim për dhënien e paligjshme të tenderave prej qindra milionëve lekëve kompanisë së bashkëshortes së Gentian Sharrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco