Heqja e imunitetit të Ahmetajt, mbërrin në Prokurorinë e Posaçme vendimi i parlamentit

Heqja e imunitetit të Ahmetajt, mbërrin në Prokurorinë e Posaçme vendimi i parlamentit

15:22, 14/07/2023
A+ Aa A-

Ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme vendimi i parlamentit për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetajt. Gazetari i SYRI TV Fatjon Gjiniu ka bërë me dije se vendimi i parlamentit ka mbërritur në SPAK dhe kjo i hap rrugë zhvillimeve të reja sa i përket ish-deputetit.

Pas dhënies së miratimit nga parlamenti për kërkesën e SPAK është detyrë e SPAK që ta çojë kërkesën në GJKKO që kjo të vendosë masën e sigurimit. Me daljen e masës së sigurimit në atë moment më pas nis dhe kërkimi policore ose ekzekutimi i vendimit.

Kujtojmë se avokatët e shprehen se Ahmetaj ka kaluar kufirin dhe ndodhte në Britani pranë familjes së tij, dhe se në një reagim në rrjetet sociale është shprehur se do të rikthehet vetëm kur të vihet ën vend drejtësia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco