Arben Ahmetaj duket se nuk ka ndërmend ta lejë Ramën ta bëjë gjumin i qetë pa i ofruar kompromis

Arben Ahmetaj duket se nuk ka ndërmend ta lejë Ramën ta bëjë gjumin i qetë pa i ofruar kompromis

23:38, 13/07/2023
A+ Aa A-

“Do dal kur ju të lexoni dosjen. Do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankare një pronë.
Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot.

Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërteta se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë” – ky ka qenë prononcimi i parë publik i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj qysh kur u kërkua arrestimi i tij nga SPAK.

Ka ditë që përflitet se Edi Rama kishte lënë porosi, “atë e dua brenda”, për Ahmetajn.

Duket se ish-superministri dhe zëvendësi i Edi Ramës nuk ka ndenjur duarkryq gjatë shkeljeve në aferën korruptive të inceneratorëve.

Vetëm pasditen e sotme një lajm i BIRN bëri jehonë në opinionin publik, bëhej fjalë për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas investigimit të BIRN, Veliaj ishte kryekëput i përfshirë dhe zinte një pjesë të mirë në dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Nga të dhënat mësohet se ka qenë Veliaj iniciator i aferës për një incenerator në Tiranë, i cili nuk ekziston dhe që taksapaguesit e kryeqytetit paguajnë nga 80-mijë euro në ditë për incenerimin që nuk ndodh.

Dhe jo vetëm kaq, por Veliaj ka marrë edhe kompetencat e bashkive ku nuk është votuar, Kavajë, Rrogozhinë, Vorë për të depozituar gjoja mbetjet në inceneratorin e Tiranës.

Dhe Ahmetaj e ka kundërshtuar fillimisht propozimin e Veliajt, por që më pas i është kërkuar ta çojë para porpozimin, dhe i vetmi njeri që mund ta 'detyronte' Ahmetajn për këtë dihet që është Edi Rama.

Prandaj në reagimet e tij, Ahmetaj duket se i ka shpallur luftë Edi Ramës dhe paralajmëron se do të flasë vetë për dosjen nëse media dhe drejtësia nuk e bëjnë atë transparente.

Afera e inceneratorëve është një ndër aferat në të cilën duket se truri i saj është Edi Rama, dhe për këtë na vjen në ndihmë një reagim i mëparshëm i Ahmetajt, i cili pati deklaruar se, “unë nuk kam aq fuqi sa të kaloj vendime të tilla i vetëm”.

Arben Ahmetaj edhe sonte paralajmëroi me kode ish-shefin e tij se nuk ka ndërmend ta lejë të bëjë gjumin i qetë nëse nuk i ofron kompromis.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco