Tomorr Alizoti ironizon keq analistin e Bashës: Eja na këshillo pak ti si të bëjmë opozitë

Tomorr Alizoti ironizon keq analistin e Bashës: Eja na këshillo pak ti si të bëjmë opozitë

22:15, 13/07/2023
A+ Aa A-

Redi Shehu, i njohur si mbështetës i Lulzim Bashës në media është ironizuar keq nga deputeti i PD, Tomorr Alizoti.

Të ftuar në studion e emisionit “Open” ku është diskutuar reagimin e politikës pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Shehu ka thënë se SPAK duhet të godasë edhe anën tjetër të parlamentit, ndërsa u shpreh se të bërit opozitë në këtë formë “nuk të çon askund”.

Kësaj deklarate, Alizoti i është përgjigjur duke e falënderuar dhe duke i propozuar Shehut që të bashkohet me opozitën si këshilltar në mënyrë ironike.

Shehu: Nëse SPAK fillon dhe godet me dosjet në hetim mendojmë se vërtet po rinovon elitën politike në vend.

Alizoti: Është hapur një lojë, nëse goditet Ahmetaj do goditen edhe ata në opozitë, por do doja që sot SPAK të godasë të fuqishmit

Shehu: Të bësh opoztë në këtë formë nuk të ccon askund.

Alizoti: Të falënderoj, do vish këshilltar aty me ne?

Shehu: Ky është mendimi im,

Alizoti: Të falënderoj, hajde me ne.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco