SYRI TV/ Ahmetaj ndez debatet në Kuvend, Berisha: Fytyra e dytë e narkoshtetit është arratisur

14:41, 13/07/2023
A+ Aa A-

Kuvendi u përfshi nga debate të forta, pasi opozita kërkoi të futet ne rend dite, heqja e imunitetit, për ti hapur rrugë, arrestimit të Arben Ahmetaj. Ndërsa socialistët refuzuan kërkesën, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se mazhoranca ka ndihmuar ish zëvendës, kryeministrin të arratiset.  

SYRI TV

Megjithëse Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëria, në drejtim të paditur, prania e ish zëvendës kryeministrit, në parlament u ndie më shumë se kurrë, pasi kuvendi i hapi rrugë arrestimit. Opozita kërkoi futjen në rendin e ditës, të raporti të Këshillit të Mandateve,  për ti dhënë SPAK-ut atorizimim për arrestimin e Ahmetaj. Kreu i PD, Sali Berisha, nga fotlorja e Kuvendit, akuzoi mazhorancën se ka ndihmuar ish zëvendës, kryeministrin të arratiset. 

Në drejtim të paditur ishte larguar edhe kryeministri ndërsa opozita kërkoi që Edi Rama të japë përgjigje në Kuvend, për skandalet që kanë përfshirë qeverinë dhe partinë e tij.

Por mazhoranca vijoi me kokëfortësi, të refuzonte ndryshimin e rendit të ditës. 

Dyshimet se kërkesa e SPAK, për Ahmetaj  është zvarritur nga socialistët, i përforcoi  edhe deklarata e liderit të opozitës, Sali Berisha, në oborrin e Kuvendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco