‘Më tha Rama, arratisu e gjej një shtet edhe për mua’ - IRIQI bisedon me Arben Ahmetajn

‘Më tha Rama, arratisu e gjej një shtet edhe për mua’ - IRIQI bisedon me Arben Ahmetajn

14:30, 13/07/2023
A+ Aa A-

(IRIQI bisedon me Arben Ahmetajn)

Iriqi: Pse u arratise?

Ahmetaj: - Nuk jam arratisur. Jam larguar me porosi të Ramës.

Iriqi: - Me porosi?

Ahmetaj: - Po. Ik, më tha, shpëto bythën tënde e më gjej një vend edhe për bythën time. Ndaj po bredh shtet më shtet.

Iriqi: - Shpreson?

Ahmetaj: - Pooo. Se Rama ka shumë para e i japin kudo pasaportë të artë. Të ikim, të shpëtojmë dhe nga inceneratorët. Paret e tyre i morën pronarët e televizioneve, burgun duan që ta bëj unë.

Iriqi: - Si ndodhi që janë paguar miliona e te incineratorët nuk gjendet asnjë punëtor?

Ahmetaj: - Epo ka evoluar bota, Iriq. Tani nuk bëhen punët me lopatë. Ka plot punë që kryhen me kompjuter. Ndodh si me shtatzëninë p.sh. Më parë duhej burri, tani nuk duhet. Një epruvetë dhe fap, gjithçka mbaron. Shembull ke Ramën. Dhjetë vjet pa shkuar në zyrë, ama quhet kryeministër.

Iriqi: - Po as si ngrehina nuk janë kund.

Ahmetaj: - Ngrehinat aty janë, por nuk doni t’i shihni. Ju shkoni te vendi në Tiranë e normal që s’i gjeni.

Iriqi: - Po kontrata ashtu shkruan, incineratori i Tiranës.

Ahmetaj: - Vërtet ashtu, po është maskim. Mos na i mësojë armiku, jemi parti e Enverit ne. Nuk e tregojmë vendin deri sa të mbarojë ngritja e ndërtesës. Se na i prish Saliu.

Iriqi: - Po FMN…

Ahmetaj: - Ka FMN, por ka dhe RVF.

Iriqi: - Ç'domethënë?

Ahmetaj: - “Rama – Vendos - Firmos”. Edhe unë nuk isha dakord, por më tregoi tigrillëqet e mia nëpër motele dhe u zbytha.

Iriqi: - U zbythe?

Ahmetaj: - Hahahaha, jo, jo. Por u tremba se një foto e kisha si ky Gjici. Me brekë nëpër këmbë. Shëmtut shumë dukesha, por kur s'ke punë ose do tundësh derën, ose do tundësh veglën.

Iriqi: - S'paske pasur punë d.m.th.?

Ahmetaj: - Këtu s'ka punë populli, jo të kemi ne. Rama p.sh. bën kosha në zyrë, unë luaj pingpong.

Iriqi: - Po Gjiknuri?

Ahmetaj: - Hahaha, ai ka një foto të Bashës dhe mat sa larg hedh pështymën. I është bërë qiellza si e bretkosës, një litër ujë i mban. Prit kur Rama ta përdorë si zjarrfikës.

Iriqi: - Forcimi i lekut është shenjë e mirë për ekonominë, tha Sejko i Bankës.

Ahmetaj: - Ai nuk është shërbëtor i qeverisë, por  është skllav.

Iriqi: - Pse?

Ahmetaj: - Leku i fortë në një kohë kur s'prodhojmë asgjë, është si më parë se të zësh dashnore, ti mbush sirtarin me prezervativë.

Iriqi: - Pse të thonë Ben Qameti?

Ahmetaj: - Shyqyr me kaq se sa i kemi varfëruar ne shqiptarët, dhe Ben Hitleri mund të më thoshin.

Iriqi: - Po investime të huaja do vijnë?

Ahmetaj: - Do vijnë dhe shumë. Deri më sot ne i vodhëm shqiptarët dhe paratë i çuam në parajsat fiskale. Tani nga andej do vijnë në Shqipëri për kulla, rrugë me koncesione, resorte pa taksa. Ky është lajm i madh.

Iriqi: - Sa kohë do rrish fshehur?

Ahmetaj: - Nuk fshihem unë sa të jetë ajo cd.

Iriqi: - Cila?

Ahmetaj: - Ajo me 5 mijë urdhra të Ramës për vjedhjen e pasurive të shqiptarëve. I kam me shkrim, me zë dhe me figurën e Edvin Trimit. Duket kryeministri si Reshat Arbana kur reciton. Mafioz simpatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco