Socialistët e vjetër do bëjnë lëvizje kundër Ramës/ Manjani: PS nuk ka më lidhje me normalitetin

Socialistët e vjetër do bëjnë lëvizje kundër Ramës/ Manjani: PS nuk ka më lidhje me normalitetin

11:05, 13/07/2023
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Dëgjoni apo jo?!

Janë nxehur keq socialistët e vjetër me Ramën dhe do bëjnë lëvizje të forta. Dorëzimi masiv i shokëve e shoqeve në prokurori, bërja e qeverisë krejt personale, marrja nën kontroll e çdo pushteti nga Rama na qenkan arsyet që janë nxehur keq. Kështu thonë...

Në fakt po të ishte e vërtetë do ishte një lajm i madh. Normalja do ishte që partia t’i japë një dru të mirë një udhëheqësi të tillë. Ta përzërë fare, siç bëjnë partitë në perëndim. Fjala vjen, sa udhëheqës rrëzuan konservatorët në Angli duke qenë në pushtet.

Por PS nuk ka më lidhje me normalitetin. Prej vitesh kështu.

Rama do bëjë ç't’i dojë qejfi dhe partia do rrijë sus.

Po që ka hapur fjalë që do bëjë zgjedhje të parakohshme!

E bën që t'u thotë të vetëve rrini urtë se as deputetë s'u bëj më. Mund të humbni që tani mandatin po bëtë zhurmë...

Dhe ata do rrinë squk.

As gëk e as mëk nuk bëjnë dot.

Ndaj mos na lodhni më me konspiracion se medemek Çomja është nxehur dhe, kur nxehet ai u thyen të tëra...

Të çaftë ujku, të çaftë o Çome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco