Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, deputeti i PD: Ka ngelur vetëm të heqin pantallonat, keni vjedhur ju apo kemi vjedhur ne…

11:05, 13/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka shpërthyer në akuza ndaj socialistëve në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Kuvend.

Sula u shpreh se situata është kthyer në komike duke iu referuar procedurave të ndjekura në lidhje me mandatin e ish/zv-kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Këtu është për të qarë dhe për të qeshur. Unë nuk kam ndërmend as të diskutoj dhe as të flas për procedurë. Keni vjedhur ju apo kemi vjedhur ne? I kemi në burg ju apo kemi në burg ne? Ia keni dhënë popullit në gojë ju apo ne?

Ka ngelur vetëm të heqin pantallonat në mes të parlamentit. Jemi kthyer në barcaleta. Situata është aq komike sa nuk ka ku të vejë më. Kur doni ju si maxhorancë të fusni një projektligj brenda 24 orëve e përgatisni dhe e përfundoni. Keni rastin e Xhaçkës që keni tre katër muaj që nuk bëni raport. Gjeni vetëm justifikime për t’i dhënë mundësi personave për të fshehur gjurmët.

Ne nuk po kërkojmë të shkelim procedurën. Por nuk thotë procedura që duhen patjetër 10 ditë. Më jepni shpjegimin pse u shty dy herë mbledhja e këshillit të mandateve? Urojmë që ai të vijë dhe të japë shpjegime. Problematikë më të madhe, a ka kryetarë bashkie në burg ministra në burg…”, tha Sula. (Lindita Nikolla i ndërpret fjalën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco