Tërhiqet 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri të vendit

Tërhiqet 25% e Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri të vendit

09:25, 13/07/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës ka reduktuar numrin e pjesëtarëve të saj nga objektet komunale në veri, ka njoftuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Reduktimi ka nisur të mërkurën në mbrëmje, bazuar në zotimin e Qeverisë së Kosovës dhënë Bashkimit Evropian.

Në një nga pikat e zotimeve, qeveria ka bërë të ditur se do të tërheqë një pjesë të policisë, me qëllim të shtensionimit të situatës në veri.

Tensionet në veri të Kosovës nisën që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale në veri, me ndihmën e Policisë së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco