VIDEO/ Vasili: Gjiknuri duhet të hetohet, lidhjet e tij me inceneratorët janë pamohueshme

20:58, 12/07/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko  për të hedhur dritë mbi skandalin dhe përfshirjen e ish ministrit Gjiknuri në vjedhjen e inceneratorëve ishte deputeti i PL, Petrit Vasili.

Vasili është shprehur se Gjiknuri ka dhënë pëlqimin për një incenerator i cili është në shkelej flagrante me ligjin dhe për këtë ai duhet të përballet me drejtësinë.

"Ky lajm që po vlon këto ditë është shumë i rëndë sepse provon qartazi se probleme të madha dhe gjëra të mëdha fshehin këto. Gjiknuri ka gënjyer nën betim gjatë komisionit hetimor parlament pasi ka mohuar se ka pasur një vizitë të organizuar nga Klodia Zoto. Kjo tregon se lidhja ishte me bereqet të madh mes Gjiknurit dhe Zotos, ai ka kërcënuar dhe deputetin Bardhi kur është përmendur se ai ka raport personal me Zoton.

Në këtë pikëpamje situata e Gjiknurit ështës humb e rëndë dhe kjo është një vepër e dënueshme penlasht dhe është shumë e thjeshtë për tu ndjekur nga SPAK. Në pikëpamje të asaj që ka të bëjë me veprimtarinë shtetërore të kësaj afere ministri Gjiknuri është autori i një shkelje shumë të rëndë ligjore lidhur me pjesën e energjisë tek inceneratori i Elbasanit.

Ministri Gjiknuri ka dhënë pëlqimin për këtë koncesion ka qenë pjesëmarrës me përfaqësues dhe në komisioni e vlerësimit të studimit të fizibilitetit, e ku bënte pjesë dhe prodhimi i energjisë elektrike. Ajo që ka ndodhur është se Gjiknuri ka ngritur komision dhe ka propozuar e miratuar një koncesion 25 vjet  që ishte në shkelej flagrante të ligjit. Ligji dhe vendimi 822 thonë qartë dhe prerë që kjo mundësi për të ju dhënë kjo leje u jepen vetëm atyre personave që duan të ndërtojnë burime të rigjenerueshme të energjisë elektrike që nuk janë objekt koncesioni. Ky koncesion po ndërtohej me paratë e shtetit dhe nuk ishte me paratë private.

Gjiknuri duke shkelur në mënyrë skandaloze ligjin e jep këtë koncesion për 25 vjet kur po ndërtohej me paratë e shtetit dhe është e qartë se koncesioni jepet për mbeturina dhe prodhim energjie."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco