Pse hesht SPAK për gazetarët dhe mediat e paguara nga inceneratorët?

Pse hesht SPAK për gazetarët dhe mediat e paguara nga inceneratorët?

20:34, 12/07/2023
A+ Aa A-

Skandali korruptiv i inceneratorëve është një skenar ideal për filma, siç do thoshte edhe Elisa Spiropali në këtë rast.

Një skemë e mirëfilltë mafioze e dirigjuar nga numri një i piramidës së ekzekutivit, Edi Rama, dhe i shtrirë në gjithë kabinetin e tij.

Por kjo skemë mafioze korrupsioni nuk ka përfshirë vetëm ekzekutivin, në të kanë qenë të përfshirë edhe media e gazetarë të rëndësishëm në Shqipëri.

Media ka luajtur një rol kyç në heshtjen dhe mbulimin e kësaj afere korruptive.

Shumë prej tyre u blenë me reklama nga inceneratorët, por edhe shumë gazetarë me emër kanë përfituar shërbime private nga ‘biznesmenët’ e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

SPAK e di se shumë televizone dhe gazeta u paguan nga paratë e inceneratorëve në mënyrë që të mbyllnin gojën.

Inceneratorët treguan, që përveç korrupsionit të qeverisë, ishte korruptuar edhe media e gazetarë të përveçëm.

U zbuluan faktet që gazetarë të ndryshëm, dhe mbi të gjitha redaksi televizionesh dhe gazetash, merrnin para nga inceneratorët pa ofruar asnjë lloj shërbimi.

Financimet ishin pjesë e skemës për të mbyllur gojën e medias që publiku mos të mësojë se çfarë ndodh me paratë e tyre.

Pse SPAK nuk ka nisur asnjë hetim ndaj tyre? Çfarë e pengon organin e hetimit dhe akuzës të shtrijë hetimin përtej ekzekutivit? Janë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë të vjedhura nga skema mafioze e inceneratorëve, drejtësia është në shërbim të qytetarëve, apo…?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco