Arrestimi i Ahmetajt/ SPAK mbërrin në Kuvend. Ja kush do e mbrojë ish-zëvendës kryeministrin

Arrestimi i Ahmetajt/ SPAK mbërrin në Kuvend. Ja kush do e mbrojë ish-zëvendës kryeministrin

15:57, 11/07/2023
A+ Aa A-

Prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kuvend për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku do të diskutohet kërkesa e tyre për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ka qenë vetë kreu i SPAK Altin Dumani që ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit me prokuroren Enkeleda Millonai për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist.

Ata do të paraqesin provat, në të cilat mbështesin kërkesën e tyre drejtuar Kuvendit.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura. Ndërkohë sot avokatët e Ahmetajt, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, do të kërkojnë shtyrjen e mbledhjes, pasi sipas tyre dosja e SPAK është voluminoze dhe kërkon kohë për t’u shqyrtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco