SYRI TV/ Gjykata Kushtetuese rrëzon 4 kërkesa për Butrintin, Zhupa: Qeveria gënjeu Unescon

15:52, 11/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese rrëzoi 4 kërkesat e deputetes së PD Ina Zhupa në lidhje me koncensionin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Në seancën e kësaj të marte, Kushtetuesja pranoi vetëm një nga 5 kerkesat, atë të bërjes publik  të komunikimeve mes qeverisë dhe Unescos  lidhur me marrëveshjen e Butrinit. Zhupa pretendon se qeveria  ka gënjyer Unsecën  për konstratën e menaxhimit të parkut. Ajo kërkon nga GJK shfuqizimin e ligjit

SYRI TV

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 4 nga 5 kërkesat e deputetes së PD-së, Ina Zhupa në lidhje me dhënien me  koncesion  të parkut të Butrintit. E vetmja kërkesë që pranoi Kushetuesja, ishte ajo  për vënin në dispozion të Gjykayës,  të komunikeve mes Mionistrisë së Kulturës dhe Unescos në lidhje me menaxhimin e  Butrintit. Sipas Zhupës qeveria nuk ka qënë  transparente dhe i ka fshuhur Undesos të dhënat me kontratën  e menaxhimit të parkut natyror nga privatët

Ndërkohë më herët deputetja Zhupa kërkoi që Gjykata Kushtetuese të thërrasë në seancë edhe dëshmitarët për Butrintin, që kanë qënë pjesë e vendimarrjes. Gjykata duhet të dëgjojë ata që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes.  Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga Kushetuesja. Që prej ditës së parë, Zhupa ka kërkuar që të shfuqëzoohet ligji për dhënien me koncensioni parkut të Butrinit, duke theksuar se ai shkel hapur Konventen e Parisit dhe I krijon dëme të parikuperueshme pasurisë natyrore.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco