SYRI TV/ Dosja ‘Ahmetaj’/ Miqësi, biznes dhe pastrim parash

15:49, 11/07/2023
A+ Aa A-

Komunikimet e Arben Ahmetaj me Mirel Mërtirin të zbërthyera nga telfoni i sekuestruar në vilën në Hamallaj, ka shërbyer si një nga provat më të forta që kompromentojnë ish-zv.kryeministrin. Vihen re qindra-mijëra komunikime e afrimitet mes tyre, ndërsa për herë të parë, zbardhen detaje nga përfshirja e Ahmetajt në procedurat e inceneratorit të Tiranës. Sipas SPAK Arben Ahmetaj për t’iu bërë nderë miqve të tij Klodian Zoto e Mërtiri, jo vetëm që nuk nxirrte pengesa por edhe propozonte ligje në qeveri, duke i shtuar vetes kompetenca vendimërrëse për procedurat e koncesioneve.

SYRI TV

Telefoni “BlackBarry” i sekustruar nga SPAK në vilën e bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj, është një nga provat më të forta që ka organi i akuzës ndaj ish-zv.kryeministrit. Rikthimi në gjendjen e mëparshme i aparatit celular nga ekspertiza, ka zbardhur marrëdhënin e hershme mes Ahmetajt dhe bosit të inceneratorëve Mirel Mërtirit. Në biseda vihet re afrimiteti i ngusht dhe drejtimi ndaj njëri tjetrit, jo me emra por me nofka. 138 biseda telefonike dhe 3287 mesazhe janë shkëmbyer mes njëri-tjetrit, ku flasin për takime e kryerje porosish, por edhe axhendën e ngjeshur të deputetit socialist me në aktivitete partie e qeverie.

Në dosjen hetimore, rezultojnë të dhëna që provojnë përfshirjen e Arben Ahmetajt edhe në procedurat e inceneratorit të Tiranës dhe të Fierit përveç atij të Elbasanit. E tillë është Procedura koncensionare: me objekt “Për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabiltimin e venddepoziitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike Zona e trajtimit të mbetjeve Tiranë.

Arben Ahmetaj i përgjgijet pozitivisht Ministrisë së Mjedisit për bonuset ndaj Landfillit të Tiranës duke mos i penguar me justifikimin se është një akt me karakter individual.

“Pra nuk i ka vendosur barrierë kësaj nisme, megjithëse prej vetë Ministrisë që ai drejton, janë pasqyruar shumë qartë shqetësimet se ky projekt do të kishte efekte në buxhetin e shtetit”, thuhet në dosjen e SPAK.

Në lidhje me një tjetër vendimmarrje të vitit 2017, për projektin e djegësit në fjalë, Arben Ahmetaj “është shprehur pa komente, për vazhdimin e procedurës koncensionare, përsa kohë që financuesi dhe përfituesi kryesor i projektit është Bashkia Tiranë. Por “në këtë procedurë minimalisht nuk duhet të ishte mjaftuar me pëlqimin vetëm të njërës bashki që prekej nga ky projekt”, thotë Prokuroria

Sipas SPAK, përgjatë kohës që ka ushtruar funksionin e deputetit, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Ministrit të  Financave dhe Ekonomisë, ka përfituar në total shumën prej rreth 500 mijë eurosh, përfitime këto drejtëpërdrejt nga bosët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri (TABELA NGA DOSJA E SPAK KU RADHITEN PËRFITIMET)

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Arben Ahmetaj, jo vetëm që firmoste çdo procedurë që favorizonte miqtë e tij të inceneratorëve, por edhe ndërmerrte nisma ligjore, në cilësinë e ministrit, me qëllim përforcimin e rolit të tij dhe të organeve në varësi në procedurat përkatëse për ndërtimin dhe administrimin e djegësit të Fierit. Diçka e tillë është bërë në të paktën dy raste që kanë të bëjnë me propozimet e Ahmetajt pikërisht me ligjet për konçesionet, përmes të cilave rriste pushtetin e tij dhe të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve që e kishte në varësi (FOTO NGA PARAGRAFI PËRKATËS)

“Gjithashtu është propozuar dhe në vijim miratuar, që propozuesit të pakërkuar t'i jepej bonus, gjë e cila është arritur dhe është përdorur pikërisht në rastin e projektit koncensionar të Fierit, ku i është dhënë bonus, një shoqërie të lidhur me shtetasit Sokol Meqemeja (bashkëjetues i shtetases Sonila Goxhaj), Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”.

Më tej në dosjen hetimore evidentohet fakti se Arben Ahmetaj firmoste vendime që përktheheshin në qindra-mijëra euro përfitim ndaj Zotos e Mërtirit të cilët SPAK i quan miq të ish-zv. Kryeministrit. Vetëm në 4 episode Ahmetaj ka firmosur në favor të personave të mësipërm që kapnin vlerën e rreth 1. 5 miliard lekëve.

SPAK thotë se Arben Ahmetaj në të gjitha këto procedura të paligjshme, jo vetëm që nuk ka qenë pengues, por dyshohet edhe të jetë shpërblyer nga miqtë e tij Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Nga hetimet e SPAK evidentohet edhe roli i ish-funksionares pranë ministrisë së Ahmetajt, Alda Klosi e arrestuar për pastrim parash. Ajo ka rolin e strukturës që merret me marrje dhe kthim përgjigjet mes ministrisë, anëtarë të komisionit dhe Klodian Zotos e Mirel Mërtirit. (SHOQËROHET ME SHKRESËN)

Gjatë hetimeve u evidentuan edhe mënyrat se si Arben Ahmetaj I pastronte paratë e përfituara nga personat në fjalë. Një prej mënyrave ishte edhe një vilë në Palasë, e porositur nga kompania e Edmond Begas, ku me qëllim të fshehjes së pronarit të vërtetë regjistrohet si pasuri e Elda Dinajt, mikeshë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt Albina Mançka. Vila në të vërtetë sipas SPAk është e Arben Ahmetajt dhe nuk është deklaruar si e tillë, dhe ka dyshime që paratë e blerjes saj të jenë të paligjshme.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco