SYRI TV/ Zgjedhjet e 14 majit, PD denoncon farsën elektorale në Elbasan

15:38, 11/07/2023
A+ Aa A-

Në vijim të publikimit të provave të cilat vërtetojnë farsën elekotrale të 14 majit, Partia Demokratike bëri me dije këtë të martë të tjera fakte të manipulimit të procesit elektoral në Elbasan. Në një konferencë për mediat, Luçiano Boçi i cili kandidoi për koalicionin Bashkë Fitojmë denoncoi tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nga pajisjet elektronike si dhe akuzoi KQZ-në se u kthye në zyrë kryeministrore. Kreu i degës së PD-së në Elbasan Blendi Himçi theksoi se administrate ishte në funksion të kandidatit të PS, ndërsa sekretari i përgjithshëm i selisë blu u shpreh se në 14 maj nuk u përmbush asnjë standart demokratik.

SYRI TV

Partia Demokratike ka publikuar prova të manipulimit të zgjedhjeve të 14 majit nga e mazhorancës socialiste në Bashkinë e Elbasanit. Në një dalje për mediat, Luçiano Boçi, i cili kandidoi nga radhët e opozitës në këtë bashki denoncoi tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve nga ana e pajisjeve elektronike, si dhe akuzoi operatorët në qendrat e votimit dhe KQZ se ishin në shërbim të qeverisë socialiste.

Në konferencën për mediat, kreu i degës së PD –së ne Elbasan Blendi Himçi renditi shkeljet e kryera gjatë fushatës elektorale si dhe ditën e zgjedhjeve nga ana e zyrtarëve të lart socialist të cilët ishin vendosur në Elbasan.

Sekretari i përgjithshëm i selisë blu Flamur Noka u shpreh se në 14 maj u zhvillua një farsë elektorale duke u shkelur standartet demokratike.

Përfaqësuesit e opozitës bën me dije se në ditët në vijim do të depozitojnë SPAK padi penale ndaj të gjithë atyre që shkelën ligjin duke tjetërsuar vullnetin e qytetarëve të Elbasanit.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco