Farsa elektorale në Kuçovë, Maliqi: Shmanga një gjakderdhje të madhe në Kuçovë ditën e heshtjes zgjedhore

12:52, 11/07/2023
A+ Aa A-

Lefter Maliqi, kandidati i opozitës për bashkinë e Kuçovës, ka treguar sot në 'Kafe Shqeto', disa skena të rënda të blerjes së zgjedhjeve me para për këtë bashki nga Partia Socialiste.

Maliqi ndër të tjera u shpreh se vazhdon taimet e shpeshta me qytetarët e Kuçovës dhe se është i bindur se kjo bashki ju përket vetëm qytetareve dhe jo pengut të Salillarit .

Unë kontaktoj dhe vazhdoj shpesh takimet me banorët e Kuçovës, me bindjen se kjo bashki ju përket qytetarëve dhe aspak pengut të oligarkut Salillari dhe ministrit të dështuar Çuçi i cili pasi u shkarkua doli dhe tha që 'kam punuar me integritet të madh në ministrinë e rendit ' por meqë vij nga ajo fushë më lejoni t’ju them se ai e ktheu Ministrinë e Brendshme në një çerdhe krimi, korrupsioni, trafiqesh, të paaftësh.

Madje, ishte numri dy ose tre në kupolën e Rilindjes pjesë e krimit të shëmtuar elektoral në Shqipëri. Fati i keq i joni po dhe i mirë që iku nga detyria ishte se ishte drejtues i qarkut të Beratit ku vuri në përdorim gjithë forcat operacionale. Unë e thashë edhe dje në konferencën për shtyp, se unë kam shmangur një gjakderdhje të madhe në Kuçovë ditën e shtunë, te heshtjes zgjedhore, ku nga ora 12 e natës mora informacion që oligarku Salillari po shpërndan lekë në një lokal periferik.

Kam shkuar me dy tre të tjerë dhe kam debatuar ashpër, Salilalri ishte aty i maskuar me kapele me dy tre anëtarë të Partisë Socialiste, pas këtij debati morën informacion që po shpërndaheshin lekë dhe diku tjetër dhe shkova bashkë më tre katër makina , dhe aty gjejmë ish kryetaren e Partisë Socialiste të asaj zone në një makinë nga pas me biznesmenë e drejtues të tjerë.

Patëm një lloj debati dhe aty morëm vesh se po jepeshin lekë dhe në Kozare, u shkëputa sepse një i joni ishte përplasur, dhe vete përsëri në Kozare dhe aty ish dhe shefi i komisariatit dhe më vonë morëm vesh përsëri se një person po ndan nga 200 euro në Perëndi për votë.

Shkoj vetë debatoj ashpër dhe kur shikoj aty kishte dhe banditë të sjellur nga rrethet e tjera, të pajisur me armë, falë intuitës time dhe gjakftohtësis tërheq njerëzit, dhe në momentin që ne lëvizim në qytet vijnë forcat operacionale të Beratit në mënyrë të pa besë shoqërojnë disa persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco