Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Hoxha: Edhe tek Ahmetaj, SPAK lë mundësinë si te Tahiri që të dënohet thjesht për 'shpërdorim detyre'

Hoxha: Edhe tek Ahmetaj, SPAK lë mundësinë si te Tahiri që të dënohet thjesht për 'shpërdorim detyre'

09:36, 11/07/2023
A+ Aa A-

Juristi i mirënjohur Arjan Hoxha, ish-drejtues në Policinë e Shtetit, figurë e spikatur në radhët e PD-së, mendon se “si në rastin Saimir Tahirit, edhe në rastin Arben Ahmetajt, organi i procedurës kujdeset që të vendosë pa asnjë arsye në materialin e tij, veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila në të dyja rastet është e pavend.”

Hoxha gjykon se “kjo është një mundësi për t’i lënë nesër –pasnesër, siç ndodhi në rastin e z. Tahiri, që të dënohet thjesht për “Shpërdorim detyre”  ... dhe të dënohet me një dënim që për mua është rehabilitues, është për “ta pastruar”.

Z. Hoxha ishte i ftuar sot në emisionin “Kafe Shqeto” në SYRI TV nga gazetari Flavio Qarri, i cili e pyeti në mënyrë të veçantë për çështjen Ahmetaj që është në zhvillim.

Flavio: Z. Hoxha, ka një gjë që nuk e kuptojmë. Dakord, Alqi Bllako është i korruptuar, Lefter Koka është i korruptuar, dakord dhe Arben Ahmetaj është i korruptuar. Po pse nga ana tjetër, po i njëjti SPAK i konsideron të tri inceneratorët, konform ligjit, vazhdon pagesat?! Bashkia e Tiranës kishte paguar jo më larg se muajin e kaluar 850 mijë euro! Si ndodh ky paradoks, z. Hoxha?!

Arjan Hoxha: Në një moment kur ne po shikojmë tani fakte, prova të pamohueshme, të pakontestueshme, kur ky tender është bërë në mënyrë abuzive, me ndërhyrje, në mënyrë selektive ose me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të funksionarëve të lartë publikë si në rastin konkret është evidentuar z. Ahmetaj dhe pas tij - ajo linjë ka funksionuar në mënyrë hierarkike, pa të cilën nuk do të bëhej i mundur lëvrimi i këtyre fondeve. Fondeve të konsiderueshme publike, të cilat janë dhënë në mënyrë abuzive, nuk kanë shkuar në shërbim, nuk ka asnjë transparencë, nuk ka pasur konkurrim siç e kërkon dhe procedura publike, pra nuk ka qenë e hapur, nuk ka pasur konkurim ose ka qenë formal ai lloj konkurrimi.

Deri tani nuk është goditur asnjë që duhet të ishte marrë në përgjegjësi penale, spektri teknik. Pra ka kaluar vetëm në filtrin politik. Pra, është bërë më shumë tender politik sesa tender në aspektin e zhvillimit ekonomik ose në aspektin e atij drejtimi për të cilin janë lëvruar këto fonde, por ne po merremi absolutisht me goditjen sepse ai ka pasur drejtpërdrejt ndërhyrjen e funksionarëve të lartë politikë. Në rastin konkret, Numrin 2 të qeverisë, sepse Zv.Kryeministri dhe Ministri i Financave dhe ai i Ekonomisë është pozicioni më kyç.

Por mua, një gjë më bën shumë përshtypje. Si në rastin Tahirit, si në rastin konkret të Ahmetajt, kujdeset organi i procedurës që të vendosë pa asnjë arsye në materialin e tij, veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, vepër penale që për mua në të dyja rastet është e pavend.

Kjo është një mundësi për t’i lënë nesër - pasnesër, siç ndodhi në rastin e z. Tahiri, që të dënohet thjesht për shpërdorim detyre, një vepër penale e cila vendoset në rastet kur nuk ka vepër tjetër penale.

Pra neni 248 e shpreh në mënyrë të qartë për çdo jurist që në rast se nuk ka vepër tjetër penale (ne kemi veprën penale të korrupsionit pasiv, kemi veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, përse duhet të vendoset shpërdorimi i detyrës?! Vetëm e vetëm për t’i lënë mundësi që në fund gjykata të vendosë ta dënojë siç dënoi me një dënim që për mua është rehabilitues dhe është për "të pastruar" dhe nesër, me të ndërruar çdo lloj qeverie dhe çdo lloj institucioni (sepse ne e dimë pavarësisht se organi prokuroria dhe gjykata në mënyrë formale janë të pavarura politikisht, po deri më sot në Shqipëri unë nuk di ndonjë organ të pavarur) nesër - pasnesër ky njeri të përfitojë nga gjëja e gjykuar.

Pra është i gjykuar si rast, si vepër dhe është konkluduar se ka kryer shpërdorim detyre, në rast se nuk do të dalin fakte dhe prova të tjera. Pra nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën vepër penale; ka marrë formë të prerë dhe në rast se nuk ka fakte të reja që mund ta inicojnë sërish organin procedues, por është vetëm ky (po themi procedura që është ndjekur për inceneratorin e Elbasanit, të Fierit, apo të Tiranës që të kthehem te pyetja juaj) që absolutisht unë jam kundër idesë dhe SPAK-u nuk është ai që mund të thotë ky është bërë në rregull apo ky ka shkelje, nuk është organ informues, por hetues, i cili mundohet dhe vë në lëvizje të gjitha forcat, burimet e veta njerëzore dhe infrastrukturën për të evidentuar veprat penale, ato që mund të shkaktojnë dëm ekonomik, moral apo në jetën e shëndetin e qytetarëve.”/ar/sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco