Xhaferri: Ahmetaj të dënohet për inceneratorët dhe jo për vibratorët!

Xhaferri: Ahmetaj të dënohet për inceneratorët dhe jo për vibratorët!

12:11, 10/07/2023
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së Besart Xhaferri ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kërkuar arrestimin e Arben Ahmetajt për aferën e inceneratorëve.

Në postimin e tij në Facebook, Xhaferri kërkon që Ahmetaj të dënohet për inceneratorët dhe jo për vibratorët.

Postimi i plotë:

Ahmetaj të dënohet për inceneratorët dhe jo për vibratorët!

Nga skandali në skandal është motoja e kësaj qeverie, teksa sot kurbani i radhës është Arben Ahmetaj, ish zv Kryeministër.

SPAK i ka çuar Parlamentit kërkesën për autorizim për arrestimin e tij ku do përballet me akuzat e korrupsionit pasiv, korrupsionit aktiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së të ardhurave.

Akuza e shpërdorimit të detyrës ka rënë, e për këtë SPAK duhet të japë sqarime, pasi arrestimi i Ahmetajt nuk mund të shfrytëzohet vetëm për mbuluar skandalin e radhës.

Ahmetaj duhet të ndëshkohet për dëmin ekonomik që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit, teksa në 8 vite në duart e tij kanë qënë pjesa më e madhe e parave publike.

Inceneratorët janë ndër aferat më të mëdha të kësaj qeverie, teksa në krye të kësaj afere së pari qëndron Edi Rama.

Sa kohë pas hekurave është Alqi Bllako, Lefter Koka dhe pritet të shkojë dhe Arben Ahmetaj, SPAK, duhet ti thellojë hetimet pasi Edi Rama është i vetmi që mundet të vinte në levizje këtë mekanizëm gjigand korrupsioni.

Çdo ditë nga taksat tona shkojnë qindra mijëra euro për inceneratorët fantazëm, ndonësë ata që firmosën këtë projekt janë në qeli dhe pronarët e këtyre objekteve janë në arrati!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco