Qeveria paguan mijëra euro artikuj, turistët humbin jetën nga mungesa e ndihmës së shpejtë

Qeveria paguan mijëra euro artikuj, turistët humbin jetën nga mungesa e ndihmës së shpejtë

22:31, 09/07/2023
A+ Aa A-

Prej fillimit të qershorit propaganda qeveritare ka paguar mijëra euro artikuj në mediet perëndimore për turizmin.

Çdo ditë kryeministri i vendit dhe ministrat e linjës shpërndajnë linqe artikujsh të paguar dhe flasin për dhjetë milionë turistë të pritshëm në vend.

Por qeveria e fasadës nuk kujdeset aspak për sigurinë e jetës së turistëve në brigjet e detit apo qoftë edhe në zonat malore.

Siguria publike, mjetet motorike ujore dhe mungesa e sinjalistikës në zonat malore, mungesa e vëmendjes dhe shpejtësisë së mjeteve spitalore venë në rrezik çdo ditë jetët e turistëve.

Ditë të tëra në zonën e Shëngjinit, Syri.net ka raportuar mungesën e energjisë elektrike në zonat e plazhit.

Sot në brigjet e Kavajës, në plazhin e Vilë Boshtovës, një prind ka humbur jetën së bashku me dy fëmijët e tij të mitur.

Qytetarët e pranishëm pranë vendngjarjes pohojnë se jeta e tyre mund të ishte shpëtuar në rast do të ishte ndihma e shpejtë mjekësore, ndihmë e cila ka ardhur 1.5 orë me vonesë nga ndodhja e tragjedisë.

Ky është turizmi real përkundër propagandës mijëra euroshe që paguan qeveria për artikuj propagandistikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco