Paloka tallet me reagimin e Bashës dhe Alibeaj për Ballën

Paloka tallet me reagimin e Bashës dhe Alibeaj për Ballën

14:08, 09/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ironizuar reagimin e Lulzim Bashës pas emërimit të Taulant Ballës në krye të ministrisë së brendshme.

Paloka nuk ka lënë pa thumbuar edhe mashën e Bashës, Alibeun duke i kujtuar marrëveshjet që ata kanë bërë për të shkatërruar PD-në.

Reagimi i Palokës: 

Më pëlqeu shumë reagimi i fortë i L.B për T.B !
Lëre pastaj Alibeu, e kishte dërrmuar fare…

Ja dhe reagimi i Bashës për bashkëpuntorin e tij:

Ngjarja e Fushë Krujës nuk mund të kalojë thjesht dhe vetëm me rrokadë emrash. Ajo nuk është një rast i izoluar, të tilla ka përditë, ku me arrogancë të pushtetshmit e Edi Ramës dhunojnë qytetarët, familjet, bizneset, gazetarët dhe opozitarët. Por dhunuesi më i madh prej vitesh është vetë qeveria e ndërtuar mbi lidhjet e saj me krimin i cili sot e kontrollon kokë e këmbë.

Per sa kohë Edi Rama, njeriu që përfaqëson, lidh dhe mbron interesat e krimit dhe oligarkisë do ta drejtojë qeverinë, ngjarje të tilla do të vijojnë të jenë të përditshme, pjesa më e madhe fatkeqësisht jashtë vëmendjes mediatike. Largimi i Çuçit dhe ardhja e Ballës nuk ndryshon asgjë veç rradhës së mbrojtjes së interesave të klaneve dhe grupeve kriminale.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbetet në duart e klaneve kriminale. Prandaj është jetike ndarja e politikës nga krimi, lufta kundër korrupsionit dhe vetingu i politikaneve. Vetëm kështu parlamenti dhe qeverisja do të pastrohen dhe kthehen në shërbim dhe jo dhunim të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco