Gazment Bardhi: Rama dorëzoi rendin në duart e krimit të organizuar

Gazment Bardhi: Rama dorëzoi rendin në duart e krimit të organizuar

20:41, 08/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i PD Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama për shkarkimin nga detyra e ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi.

Në statusin e tij në Twitter, Bardhi thotë se akti i kryeministrin është më i rëndë se vetë ngjarjet e raportuara, duke shtuar se dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

REAGIMI:

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco