SYRI TV/ Protestë kundër HEC-it në Dibër, banorët apel qeverisë: Dëmton turizmin

19:51, 08/07/2023
A+ Aa A-

Ndërtimi i nje Hec-i që u merr ujin, ka ngritur në protestë banorët e Radomirës në Dibër.  Ata kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja marrëse e ujit. Banorët i kërkojnë qeverisë që të ndërhyjë dhe të mos lejojë shkatërrimin e natyrës, e cila  tërheq turistet vendas e të huaj.

SYRI TV 

Banorët e fshatit turistik të Radomirës në Dibër, kundërshtojne ndërtimin e hidrocentraleve në zonë dhe kanë protestuar këtë të shtunë. Ata kundërshtojnë marrjen e burimeve ujore të fshatit të Radomirës si dhe dëmtimin e tokës ku kërkohet që të ndërtohet linja marrëse e ujit. Banoretu shprehen në proteste se  nuk do lejojnë avancimin e punimeve nga firma e cila pasi ka ndërtuar një HEC në kufi më Kukësin, kërkon që ta shtrijë investimin drejt fshatit Radomirë për të ndërtuar edhe dy HEC-e të tjera. 

Fshati Radomirë në Dibër vitet e fundit ka njohur një zhvillim të agro-turizmit pasi janë ndërtuar disa bujtina si dhe gjendet rrëzë malit të Korabit, një destinacion ky shumë i preferuar i turizmit malor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco