Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

Vasili: Rama, Çuçi dhe Rrumbullaku të japin dorëheqje, komandohen nga krimi, jo nga ligji

Vasili: Rama, Çuçi dhe Rrumbullaku të japin dorëheqje, komandohen nga krimi, jo nga ligji

18:41, 08/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i opozitës, Petrit Vasili, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Jonida Ndoci, ka komentuar ngjarjen e rëndë të Fushë Krujës dhe turin ballkanik të kryeministrit Rama.

Vasili ka mbajtur qëndrime të forta në drejtim të kryeministrit, ministrit të brendshëm Çuçi dhe drejtorit të policies Rrumbullaku.

Vasili është shprehur se  Rama dhe Çuçi punojnë me regji të krimit dhe jo të ligjit.

“Ngjarja dhe dhuna e Rrajave është fytyra dhe shëmbëlltyra e qeverisjes së kriminalizuar deri në palcë të Edi Ramës”, është shprehur Vasili.

Rama është përgjegjësi për pandeminë e deputetëve, ministrave, kryetarëve të bashkive të korruptuar dhe të kriminalizuar që i ka rikandiduar dhe riemëruar me ndërgjegje të plotë.

Kriminelët janë aksionerët kryesorë të qeverisë së Ramës, të cilët paguajnë taksat duke vjedhur e grabitur vota për deputetë e kryetarë bashkie dhe pastaj i kthejnë bashkitë në çiflig të krimit.

Dorëheqja e Ramës dhe Çuçit  si dhe Drejtorit të Përgjithshëm të policisë është veprim i detyruar sepse ja kanë dorëzuar shtetin krimit dhe trafikantëve dhe komandohen prej tyre.

I pyetur nga gazetarja Ndoci për turin ballkanik të kryeministrit, Vasili është shprehu se ky ishte turi i falimentuar i Ramës.

“Turi i falimentuar i Ramës ishte përpëlitja e dështuar e një kryeministri në hall të madh.

Ai do të mbetet në histori si momenti i vetëm në një qind vjet kur një kryeninistër shqiptar tradhëton dhe urren Kosovën dhe për këtë u refuzua nga Kryeministri Kurti si akti minimal ndëshkues përballë një tradhëtie shumë të rëndë dhe me pasoja.

Dështimi i turpshëm e shoqëroi Ramën nga Maqedonia, Kosova e deri në Beograd.

Kjo ishte shëtitja fluturuese  turistike e e Ramës i cili nuk ulet dot në tokë sepse i digjet dheu nën këmbë.”- është shprehur deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco