Noka reagon ashpër për ngjarjet në Krujë: Policia pret urdhra politike nga Rama, ngjarja në Krujë, fytyra e shtetit. S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!

Noka reagon ashpër për ngjarjet në Krujë: Policia pret urdhra politike nga Rama, ngjarja në Krujë, fytyra e shtetit. S’ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!

18:15, 08/07/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Borizanë, ku fisi Rraja dhunoi barbarisht dy persona të fisit Maja.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Noka pohon se kjo zonë iu është dorëzuar ‘të fortëve’ dhe se policia ka frikë që të ndalojë dhunuesit.

REAGIMI I NOKËS

Dhuna burracake ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit. Pret urdhra nga politika, sa të kthehet kryeministri e të shkruajë një nga ato autokritikat me lotë në sy që i mësoi shkolla e partisë. Ngjarja është turp për shtetin, për policinë dhe për partinë qeverisëse që përfaqësohet nga barbarë. Si mund të ketë zgjedhje të lira në Krujë me këta barbarë që dhunojnë qytetarët për të heshtur një komunitet të tërë?

Ky pushtet i dhunshëm që kanë sot në duar vjen si rezultat i asaj që ndodhi më 14 maj. Ndjehen zotër mbi tokë. "Kokat le të hanë", thotë i pari i tufës. Ç'mund të presësh prej tyre, garë të ndershme?! Respektim të të drejtave e vullnetit popullor?! Janë fytyra pa maskë e një pushteti grabitqar që i sheh shqiptarët si pre. Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco