Nesho: Rama, e nisi si lider ndërkombëtar, përfundoi në qesharak! Vuçiçi e shpartalloi

17:16, 08/07/2023
A+ Aa A-

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në SYRI TV me moderatoren Jonida Ndoci, ka folur për turin ballkanik dhe çfarë synonte Edi Rama dhe si përfundoi ky tur.  

Nesho theksoi se Rama u vetëofrua si një lider ndërkombëtar por që nuk e arriti këtë, duke u kthyer në qesharak. 
Sipas Neshos, Rama në Serbi u shpartallua plotësisht ku Vuçiçi i dha leksione sovraniste. 

Nesho: Rama zgjodhi dhe u vetëofrua si një lider i cili tashmë kërkon një dimension ndërkombëtar. A e mori këtë? Unë mendoj se jo. Gjithë kjo vizitë e shpejtuar e zotit Rama tregoi diçka, paret e shpenzuara nga taksapaguesit shqiptarë, miliona të tjera në udhëtimin luksoz si në vende si Mali i Zi që janë në lartësi të një qarkullimi normal brenda vendit me makinë por kërkoi që me këtë protagonizëm nuk arriti diçka. 

Në Maqedoninë e Veriut u tregua takimi qesharak. Njëri fliste për Ballkanin e Hapur kryeministri maqedonas, Rama vazhdonte të theksonte rëndësinë e Procesit të Berlinit. 

Në Malin e Zi pasi u refuzua nga Kosova, ku ishte vendimi më i zgjuar pasi Rama do ta shiste se është përfaqësuesi i të gjitha hapsirave shqiptare, si njeriu më i rëndësishëm në projektet e ardhshme për stabilitetin dhe paqen në Ballkan, duke iu ofruar Vuçit si dy elementët dhe aktorët që siguronin këtë gjë, duke e bllokuar këtë inisiativë dhe duke shpëtuar edhe influencën negative që ka në vendimarrjen ndërkombëtare, një aventurier politik siç është Rama në zgjidhjen e problemeve që kanë të bëjnë me stabilitetin dhe paqen në Ballkan. 

Në takimin e fundit të Serbi Rama u shpartallua plotësisht për arsye se në radhë të parë dëgjoi një retorikë tepër sovrane të presidentit serb, i dha leksione dhe leksioni i parë i Vuçitçit ishte që ne i thërrasim vetë kumbarët nuk bëjmë atë që kërkojnë ata, duke dhënë 2 mesazhe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco